Lajme

I ndarë nga gruaja dhe jashtë Kosovës, burri nga Prishtina e kërcënon në rrjete sociale – Policia në kërkim të tij

Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 10 November 2026

Një grua në Prishtinë ka kërkuar mbrojtje nga institucionet pasi ka denoncuar ish-partnerin e saj, me të cilin është ndarë prej rreth dy muajsh. Ndonëse ai ndodhet jashtë Kosovës, sipas denoncimit vazhdon të ketë qasje në llogaritë e saj në rrjetet sociale, të komunikojë me familjarët e saj dhe së fundmi ta kërcënojë përmes telefonit.

Rasti është denoncuar të hënën, më 9 nëntor, në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është T.K. (32), e cila ka deklaruar se është ndarë nga bashkëshorti prej rreth dy muajsh, por problemet me të nuk kanë përfunduar.

-Advertisement-

Ajo ka raportuar se bashkëshorti, A.K., edhe pse ndodhet jashtë vendit, vazhdon të hyjë në llogaritë e saj në rrjetet sociale dhe të dërgojë mesazhe te familjarët e saj.

Situata, sipas denoncimit, është përshkallëzuar më 8 nëntor, kur ai dyshohet se e ka kërcënuar përmes një bisede telefonike.

Pas paraqitjes së rastit në Polici, gruaja ka kërkuar edhe urdhër mbrojtjeje.

Për rastin janë angazhuar hetuesit e dhunës në familje, të cilët e kanë futur të dyshuarin në kërkim policor.

Me vendim të Prokurorisë së Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy