Lajme

Trump flet për vdekjen dhe parajsën: Nuk dua të shkoj në ferr

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 09 November 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, bëri disa deklarata të pazakonta gjatë një interviste, ku ka folur për vdekjen, besimin fetar dhe raportin me kundërshtarët e tij politikë, transmeton Gazeta Metro.

I pyetur se ku mendon se do të përfundojë pas vdekjes, Trump ka shprehur shpresën se do të shkojë në parajsë, duke theksuar se nuk dëshiron të përfundojë në ferr.

“Unë jam person fetar, kështu që teorikisht do të shkoj në parajsë. Shpresoj se do të shkoj në parajsë, nuk dua të shkoj në ferr”, deklaroi Trumpi.

-Advertisement-

Gjatë intervistës, presidenti u përball edhe me një pyetje rreth faljes dhe dashurisë ndaj njerëzve që i konsideron kundërshtarë.

Gazetari Ross Douthat e pyeti nëse për të fituar parajsën duhet të falë dhe të ndiejë dashuri për personat ndaj të cilëve ka shprehur urrejtje.

Në përgjigjen e tij, Trump pranoi se nuk do të ishte i sinqertë nëse do të pretendonte se mund ta bënte një gjë të tillë.

“Nuk do ta bëja këta sepse i urrej disa nga armiqtë e mi dhe gjithmonë do ta bëj”, ka shtuar presidenti./gazetametro.net

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy