LDK-ja i reagon Shiroka-Pulës për largimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë nga Presidenca
Autori: Gazeta inFokus
14:33 | 09 November 2026
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj presidentes Shiroka-Pula, pas raportimeve për largimin e fotografisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë nga hapësirat ku ishin vendosur në Presidencë.
Përmes një reagimi publik, LDK-ja e ka kundërshtuar këtë veprim, duke vlerësuar se fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nuk mund të trajtohen thjesht si pjesë e dekorimit të hapësirave institucionale.
Sipas kësaj partie, fotografia e ish-presidentit Rugova ishte vendosur nga ish-presidentja Vjosa Osmani, ndërsa Deklarata e Pavarësisë nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu.
“Presidenca është institucion shtetëror ku nderohen themeluesit e shtetit dhe aktet mbi të cilat është ndërtuar ai. Fotografia e Atit Themelues të Republikës së Kosovës dhe Deklarata e Pavarësisë kanë domethënie historike e shtetërore”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Partia ka kritikuar edhe zëvendësimin e mundshëm të këtyre simboleve me vepra arti, duke e cilësuar një qasje të tillë të papranueshme.
LDK-ja ka theksuar se Ibrahim Rugova përfaqëson një periudhë të rëndësishme të përpjekjeve të Kosovës për liri dhe pavarësi, ndërsa Deklarata e Pavarësisë është një nga dokumentet themelore të shtetësisë së vendit.
Sipas saj, institucionet shtetërore kanë përgjegjësi të ruajnë dhe të respektojnë trashëgiminë historike, pavarësisht se kush e ushtron detyrën e presidentit.
“Presidenca ka përgjegjësi të ruajë vazhdimësinë e shtetit dhe të nderojë trashëgiminë e tij. Kjo përgjegjësi tejkalon mandatin e secilit president”, theksohet në reagim.
Në fund, LDK-ja i ka kërkuar presidentes Shiroka-Pula ta rishqyrtojë vendimin dhe t’i rikthejë fotografinë e Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë në vendet e mëparshme.
Sipas kësaj partie, rikthimi i tyre do të ishte një shprehje e respektit institucional ndaj historisë dhe themeleve të Republikës së Kosovës./Gazeta Infokus


T� tjera
-
Studentët shqiptarë kërkojnë provimin 100% në shqip, kryeministri Mickoski kundërshton: Pjesa praktike në maqedonisht
Debati për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedonin...
-
16 persona humbin jetën pas një incidenti në një fabrikë në Turqi
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur pas një ...
-
Bajrami: Importi i energjisë ndikon në faturat e qytetarëve, eksporti nuk ua ul ato
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me importin e energjis...
-
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga njësia kundër terrorizmit e Kroacisë
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar një trajnim ...
-
Kurti në Paris, kërkon mbështetjen franceze për rrugën euroatlantike të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Paris nga presidenti i S...
-
Nagavci dhe ambasadori hungarez diskutojnë për bashkëpunim
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka pri...
-
Vizita e udhëheqësve të Listës së Studentëve në Kosovë, një ditë pas paralajmërimit skandaloz të Rashiqit, Aleanca kërkon sqarime nga Qeveria
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas vizitës në Kosovë të ...
-
Mbi 90 të vdekur në trafik për 10 muaj, ekspertët kërkojnë riaftësimin e shoferëve
Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim, pasi vetëm gjatë periudhës janar...
-
Rama jep shenja se mund të tërhiqet nga projekti i Ulpianës: Nëse s’duan banorët, ne tërhiqemi!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka sqaruar banorët e Ulpianës lidhur me...
-
Presidentja Justina Shiroka Pula viziton Kombëtaren e Kosovës
Në ditët para paraqitjes së Kosovës ndaj ndeshjeve në Ligën e Kombeve, presid...
-
Shpallja e procesit të gradimit për gradën Rreshter, Sveçla inkurajon gratë dhe vajzat që të aplikojnë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur shpalljen e proc...
-
Baton Haxhiu promovon dy libra “Kosova: Historia që zhbëri Jugosllavinë” dhe “Brenda Luftës”
Gazetari dhe publicisti Baton Haxhiu do të promovojë dy librat e tij, “Kosova...































