Lushtaku dhe Ymeri akuza VV-së: Po i mbrojnë shkelësit e ligjit
Autori: Gazeta inFokus
12:01 | 03 November 2026
Mungesa e deputetëve të shumicës parlamentare ka pamundësuar shqyrtimin e projektligjit dhe raportimin lidhur me Autoritetin e Konkurrencës në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion.
Lidhur me këtë, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po i shmanget ballafaqimit dhe po i mbron, siç i quajti ai, personat që kanë bërë shkelje në Autoritetin e Konkurrencës.
“Po tregohet qartë se këta nuk e kanë argumentin për t’u ballafaquar, por po zgjedhin edhe një formë tjetër, jo vetëm bojkot, por edhe mbrojtje të maskarenjve që kanë bërë në Autoritetin e Konkurrencës. Shihet qartë që ka bashkëdyzim të interesave në këtë drejtim”, deklaroi Lushtaku.
Ai rikujtoi se edhe në mbledhjen e kaluar kishte pasur, sipas tij, tension nga anëtarët e VV-së lidhur me shtyrjen dhe mosftesën e anëtarëve të tjerë të bordit.
“E kemi parë në mbledhjen e kaluar që kishte njëfarë tensioni nga anëtarët e VV-së, për shtyrje dhe mosftesë të anëtarëve të tjerë të bordit. Ky tension duhet të shpjegohet, jo vetëm prej neve, por të kërkohet edhe hetim nga institucionet e drejtësisë”, u shpreh ai.
Deputeti i PDK-së tha se kërkojnë edhe ndihmën e qytetarëve për të zbardhur, siç pretendon ai, rastet e kurdisjes së çmimeve dhe dëmtimit të konsumatorëve.
Ai kritikoi gjithashtu atë që e quajti arrogancë të pushtetit, duke e akuzuar shumicën se po bojkoton punën e Komisionit për të mbrojtur bashkëpartiakët që udhëheqin këtë institucion.
“Ne kërkojmë edhe publikisht të na ndihmohet në këtë proces, që mund të na ndihmojë në procesin e kurdisjeve të çmimeve dhe dëmtimin e qytetarëve.
Është për keqardhje mendësia e arrogancës së pushtetit, në çfarë niveli ka ardhur, deri në bojkotimin dhe mbrojtjen e bashkëpartiakëve që udhëheqin me këtë institucion.
Mirë që i pamë fytyrat e tyre, në këtë rast me mungesën e tyre. Kjo nuk do të mbarojë këtu. Do të kërkojmë edhe shkarkimin e anëtarëve të bordit, por sigurisht se do të kërkojmë edhe ndihmën e qytetarëve t’ua nxjerrim fytyrën e vërtetë atyre që po i mbrojnë shkelësit e ligjeve dhe keqpërdoruesit e detyrës zyrtare”, deklaroi Lushtaku.
Edhe deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, tha se çështja e Autoritetit të Konkurrencës ka qenë aktive edhe në legjislaturën e kaluar, ndërsa shprehu kënaqësinë që, sipas saj, kësaj çështjeje po i kushtohet vëmendje.
Ymeri akuzoi deputetët e mazhorancës se po i shmangen ballafaqimit dhe tha se mungesa e tyre po ndikon në mosadresimin e veprimeve që ajo i cilësoi si jolegjitime brenda Autoritetit.
“Çështja e Autoritetit të Konkurrencës ka qenë mjaft aktive edhe në legjislaturën e kaluar, më vjen mirë që sot i ka ardhur koha. Mirëpo, jam mëse e lumtur që sot po shihet se pushteti, anëtarët e mazhorancës në këtë rast, po i ikin ballafaqimit.
Kjo vlen për dy arsye: aktivitetet që janë bërë brenda Autoritetit, disa prej tyre, ndër më të rëndësishmet, janë jolegjitime dhe mungesa e deputetëve të VV-së po e amniston jolegjitimitetin dhe dhunën që është bërë në Autoritet.
Dhuna nuk bëhet vetëm në baza gjinore. Po amnistohen aktivitetet jolegjitime dhe kjo po bëhet në dëm të konsumatorëve.
VV-ja ka bërë fushatë për konsumatorin, por në fakt punon me një plan që shkon në dëm të interesave të secilit konsumator, nga produktet bazë deri te nafta dhe produktet e tjera”, deklaroi Ymeri.

T� tjera
-
Aktgjykimi i Hagës në gjuhën shqipe, zbulohet kërkesa e mbrojtjes së Hashim Thaçit para nisjes së seancës
Në faqen e Gjykatës Speciale është i publikuar aktgjykimi në gjuhën shqipe, k...
-
Presidentja Shiroka-Pula dhe kryeparlamentarja Haxhiu vaksinohen kundër gripit sezonal
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka njoftuar se së bashku me presidenten Ju...
-
Kurti paralajmëroi dje se në buxhetin për vitin 2027 parashihet edhe rritja e mbështetjes për ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së
Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar rritjen e mbështetjes për ekipet mb...
-
Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë
Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetas...
-
Kërcënohet ish- gazetarja dhe aktivistja feministe Anita Nikaj
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Koso...
-
Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit, rezultati shihet si një referendum për Donald Trump
Amerikanët po votojnë sot në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, të cilat konsid...
-
Vazhdojnë prot*estat e studentëve në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës
Edhe sot, të rinjtë janë grumbulluar në universitete për të protestuar, në vi...
-
Vendimi i Supremes për konfiskimin e Patent Shoferëve, Policia e Kosovës del me sqarime shtesë
Policia e Kosovës njofton opinionin publik se më datën 2 nëntor 2026 ka pranu...
-
“VV po ikë”, Ramadani kërkon hetim për konfliktin e interesit dhe Autoritetin e Konkurrencës
Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacio...
-
Shtatë raste të dhụnës në familje brenda një dite në Kosovë, gra të sụlmuara e të këṛcënuara me thịkë
Shtatë raste të dhunës në familje janë evidentuar në raportin e fundit 24-orë...
-
Prokuroria Speciale dhe Policia po zhvillojnë aksion në disa lokacione
Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ë...
-
Tetë të zhdukur në Himalaje pas goditjes nga ortekët, reshjet e dendura të borës pezullojnë kërkimet
Tetë persona, përfshirë alpinistë, rezultojnë të zhdukur në shtetin verior të...


































