Lajme

Shpërthime në dy cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se u goditën mina detare

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 01 November 2026

Dy shpërthime janë regjistruar në Ngushticën e Hormuzit, pasi dy cisterna nafte kanë goditur mina detare gjatë lundrimit në këtë korridor strategjik detar.

Lajmi është bërë i ditur nga Garda Revolucionare e Iranit, sipas së cilës dy anijet po ndiqnin një “rrugë të paautorizuar” për kalimin nëpër ngushticë.

Incidenti vjen në një kohë kur Irani ka vendosur kufizime për anijet që synojnë të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin global të naftës.

-Advertisement-

Teherani ka ndërmarrë gjithashtu sulme ndaj anijeve që, sipas autoriteteve iraniane, kanë shkelur këto kufizime.

Përmes këtyre masave, Irani synon të forcojë kontrollin mbi këtë korridor strategjik dhe të ushtrojë presion ndaj Shteteve të Bashkuara.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme mbi dëmet e shkaktuara, gjendjen e ekuipazheve apo numrin e mundshëm të viktimave. /Panorama

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy