A do të ketë Gjermania së shprejti një presidente?
Autori: Gazeta inFokus
20:16 | 01 November 2026
Presidenti aktual i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë, pasi kushtetuta gjermane lejon vetëm dy mandate. Kjo e lë të hapur garën për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit dhe ka ringjallur debatin nëse ka ardhur koha që Gjermania të ketë për herë të parë një presidente.
Ish-kancelarja Angela Merkel është shprehur në favor të kësaj ideje, duke theksuar se deri më sot asnjë grua nuk e ka mbajtur postin e presidentit federal dhe se ka ardhur koha qv kjo të merret seriozisht në konsideratë. Në një intervistë për MagentaTV, ajo tha se njeh gra të afta për ta ushtruar këtë detyrë, por pa përmendur emra konkretë.
Kush e zgjedh presidentin?
Presidenti i ri do të zgjidhet më 30 janar nga Asambleja Federale (Bundesversammlung), një organ kushtetues që mblidhet vetëm për zgjedhjen e presidentit të shtetit. Bundesversammlung përbëhet nga të gjithë deputetët e Bundestagut dhe nga një numër i barabartë delegatësh të zgjedhur nga parlamentet e 16 landeve federale. Këta delegatë mund të jenë politikanë, por edhe personalitete nga fusha të tjera të jetës publike, si kultura, sporti ose shkenca. Asambleja shpërndahet menjëherë pas përfundimit të votimit.
Ndryshe nga vende si Shtetet e Bashkuara, Franca apo Rusia, presidenti gjerman nuk ka kompetenca të gjera ekzekutive dhe nuk drejton qeverinë. Roli i tij është kryesisht përfaqësues dhe ceremonial, duke shërbyer si kreu i shtetit, simbol i unitetit kombëtar dhe autoritet moral i vendit.
Pasardhëset e mundshme të Steinmeierit
Mes emrave që po përmenden si pasardhëse të mundshme të Steinmeierit janë kryetarja e Parlamentit të Bavarisë, Ilse Aigner, e mbështetur nga lideri i CSU-së Markus Söder, si dhe kryetarja e Bundestagut Julia Klöckner, ministrja e Arsimit Karin Prien dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer, të gjitha nga radhët e CDU-së.
Këtë herë propozimi me më shumë shance për kandidatin për president pritet të vijë nga blloku konservator i kancelarit Friedrich Merz (CDU/CSU), partneri kryesor në koalicionin qeverisës me SPD-në. Meqenëse CDU-ja, CSU-ja dhe SPD-ja kontrollojnë shumicën e delegatëve në Bundesversammlung, kandidati që do të mbështetet nga këto tri parti konsiderohet favorit i qartë për t’u zgjedhur presidenti i ardhshëm i Gjermanisë.

T� tjera
-
Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm të tak...
-
Dita e 20-të e protestave në Tiranë kalon pa incidente
Një grup të rinjsh dhe qytetarësh protestuan sonte para Ministrisë së Arsimit...
-
Zotimi i ministrit: Sigurimet shëndetësore në fund të mandatit
Edhe pse Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u miratua ...
-
Rasti i rëndë në Gjilan me dy të vdekur dhe një të arrestuar si i dyshuar për vrasje, Gërvalla kërkon hetim pa vonesa
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar për ngjarjen tragjike që ...
-
Rasti i rëndë në Gjilan me dy të vdekur dhe një të arrestuar si i dyshuar për vrasje, Gërvalla kërkon hetim pa vonesa
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar për ngjarjen tragjike që ...
-
Abazoviq për fitoren e Studentëve në Serbi: Luftë e një niveli tjetër për demokraci, duhet të studiohet në shkenca politike
Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka vlerësuar ...
-
Osmani në Oxford Union: Bota të mos harrojë, mijëra familje ende presin të dashurit e tyre
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një fjalim në Oxford Union, ka ng...
-
Bajrami: Qeveria po i rehaton familjarët dhe të afërmit në ambasada
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për emërime të fam...
-
Rama përsëri i ngacmon VV’në me punët në kryeqytet: Fillimisht renderi, bageri dhe tash projekti
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka postuar disa fotografi për siç thotë...
-
Për një javë 18 raste të reja me fruth, nga prilli gjithsej 242 raste
Nga prilli, numri i mostrave për të konfirmuar fruthin janë shtuar në Institu...
-
Arrestohet një i mitur për kërcënimin terrorist ndaj muzeut në Moskë
Autoritetet ruse kanë arrestuar një të mitur në lidhje me një kërcënim të dys...
-
Nëntori sjell të ftohtin në Kosovë, IHMK paralajmëron shi e borë
Nëntori ka nisur me rënie të temperaturave në Kosovë, ndërsa ditët e para të ...






























