Lajme

Rama fton sërish studentët për dialog, shton sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 29 October 2026

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej dy javësh protestojnë kundër qeverisë. Kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e kreut të qeverisë, ndërsa deri më tani ata kanë refuzuar të zhvillojnë bisedime me të.

Nga ana tjetër, Rama ka deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, duke e konsideruar dialogun si rrugën e vetme për kapërcimin e situatës së krijuar.

-Advertisement-

Edhe gjatë ditës së djeshme, protestuesit u mblodhën në mënyrë paqësore pranë Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë. Megjithatë, ditët e para të protestave u shoqëruan me tensione, përplasje mes studentëve dhe policisë, si dhe dëmtime të godinave shtetërore dhe bizneseve private. Në kuadër të këtyre ngjarjeve, qindra persona janë shoqëruar në komisariate, ndërsa disa të tjerë janë arrestuar me vendim gjykate.

Ndërkohë, qeveria ka prezantuar një paketë me gjashtë masa që synojnë trajtimin e pasojave të akteve të dhunshme gjatë protestave. Masat parashikojnë kompensimin e bizneseve të dëmtuara, vendosjen e përgjegjësisë financiare mbi personat që shkaktojnë dëme, si dhe ndryshime në legjislacionin për tubimet dhe në Kodin Penal.

Sipas propozimeve, gjobat mund të arrijnë deri në 500 mijë lekë për personat që vijojnë të qëndrojnë në tubime ku ushtrohet dhunë, edhe pasi policia ka dhënë paralajmërimet përkatëse. Parashikohen gjithashtu masa ndëshkuese për ata që nuk zbatojnë urdhrat e autoriteteve policore.

Një tjetër element i paketës është ngritja e një regjistri elektronik për personat e referuar ose të hetuar për vepra penale që lidhen me shtetin, rendin dhe sigurinë publike. Ndryshimet e propozuara përfshijnë gjithashtu kufizime për organizimin e tubimeve pranë institucioneve të rëndësishme, masa kundër nxitjes së dhunës në rrjetet sociale dhe ndëshkime për personat që fshehin identitetin gjatë protestave të dhunshme.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy