Spanja shpall tri ditë zie, nis një hetim i gjerë për tragjedinë
Autori: Gazeta inFokus
08:15 | 29 October 2026
Në Spanjë ka filluar një periudhë zie kombëtare tre-ditore, pas një aksidenti të rëndë hekurudhor që, sipas të dhënave më të fundit, ka shkaktuar të paktën 68 viktima dhe ka lënë të plagosur më shumë se 100 persona. Autoritetet kanë njoftuar nisjen e një hetimi të gjerë për të përcaktuar rrethanat që çuan në këtë tragjedi.
Aksidenti ndodhi në pjesën qendrore të vendit, pranë qytezës Urda në provincën e Toledos, kur u përplasën dy trena pasagjerësh: njëri i operuar nga kompania shtetërore “Renfe” dhe tjetri nga operatori privat “Iryo”. Sipas informacioneve në dispozicion, treni i kompanisë “Iryo” ndodhej i ndaluar në shinat hekurudhore kur u godit nga treni tjetër. Forca e përplasjes bëri që disa vagonë të dilnin nga shinat dhe të binin nga bankina.
Të dy trenat po udhëtonin nga Madridi drejt Andaluzisë, duke transportuar gjithsej më shumë se 540 pasagjerë.
Sipas autoriteteve rajonale në Castilla-La Mancha, 68 persona humbën jetën në aksident. Më shumë se 100 persona pësuan lëndime, ndërsa 53 prej tyre vazhdojnë të jenë të shtruar në spital. Disa prej tyre ndodhen në gjendje kritike, raporton agjencia gjermane e lajmeve dpa.
Kjo tragjedi ka rihapur debatin mbi sigurinë e infrastrukturës hekurudhore në Spanjë. Ministri i Transportit, Oscar Puente, deklaroi se shkaku i aksidentit mund të lidhet me vendime të paqarta të marra gjatë menaxhimit të trafikut hekurudhor. Sipas shpjegimit të tij, sistemi i kontrollit automatik ishte çaktivizuar për shkak të një defekti, gjë që bëri që trenat në atë segment të linjës të ndalonin. Më pas, operatorët morën kontrollin manual dhe morën vendime të pavarura për rifillimin e lëvizjes së trenave të ndaluar.
Pak minuta më vonë, u mor vendimi për të lejuar një tren të kompanisë “Renfe” të vazhdonte udhëtimin, ndërkohë që një tren i kompanisë private “Iryo” ndodhej ende në shina. Ende nuk është përcaktuar se me çfarë shpejtësie po lëvizte treni i “Renfe”-së pak para përplasjes, por vlerësimet sugjerojnë se shpejtësia mund të ketë kaluar 200 kilometra në orë. Një shqetësim i mëtejshëm lind nga fakti se aksidenti ndodhi në të njëjtën linjë hekurudhore me shpejtësi të lartë, ku më 18 janar të këtij viti, pranë Adamuz-it në provincën e Kordobës, ndodhi një përplasje mes dy trenave. Në atë ngjarje, 46 persona humbën jetën dhe 123 të tjerë mbetën të plagosur.
Sindikatat hekurudhore spanjolle kanë kohë që paralajmërojnë për probleme që lidhen me gjendjen e rrjetit hekurudhor. Pavarësisht tragjedisë, sindikata e makinistëve, Semaf, po vazhdon me një grevë të planifikuar, duke synuar t’u bëjë presion autoriteteve për të përmirësuar standardet e sigurisë dhe për të parandaluar aksidente të ngjashme në të ardhmen.

T� tjera
-
Arrestohet një burrë nga Deçani për dhunë psikike ndaj gruas, i gjendet edhe një armë automatike
Një rast i dhunës në familje është regjistruar dje në Deçan. Gruaja ka raport...
-
Zvicra ndërton ura të veçanta për kafshët e egra, mbi 40 kalime mbi autostrada
Urat e gjelbra mundësojnë lëvizjen e sigurt të drerëve, dhelprave, derrave të...
-
“Nuk jam i obligum me u marrë me ty” – Fjalët e zyrtarit policor drejtuar Arlinda Zekajt pak ditë para vra*sjes së saj
Incizimet e publikuara së fundmi në media kanë rikthyer në vëmendje komunikim...
-
Më 21 dhjetor nis gjykimi në mungesë ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 të tjerëve për vra*sjen e 107 civilëve në Gjakovë
Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka caktuar seancën fillestare më 21...
-
Rikthehet në operim blloku A3 i termocentralit “Kosova A”
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se, pas përfundimit me sukses të ...
-
“Një viktimë duke e lutur shtetin”, Lushaku kërkon shkarkime nga Kurti për rastin e Arlindës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar p...
-
Policia bastis një shtëpi në Han të Elezit, konfiskon tri armë
Policia e Kosovës ka konfiskuar tri armë gjatë një bastisjeje në një shtëpi n...
-
Përcaktohen rregullat për marrjen e shtetësisë shqiptare për interes të posaçëm shtetëror
Këshilli i Ministrave ka miratuar procedurat dhe kriteret që duhet të plotëso...
-
Rama fton sërish studentët për dialog, shton sofrën e gurtë para Kryeministrisë
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar studentëve, të...
-
Apeli shqyrton sot ankesën e Naim Murselit për dënimin me burgim të përjetshëm për vra*sjen e Liridona Ademajt
Gjykata e Apelit do të shqyrtojë të enjten ankesat e paraqitura lidhur me akt...
-
SHBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, du...
-
Sot vazhdon protesta kombëtare për drejtësi për Arlindën dhe gratë e vrara
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta kombëtare do...
































