EULEX dënon ngjarjen në Vitomiricë, po e monitoron nga afër rastin
Autori: Gazeta inFokus
16:39 | 27 October 2026
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka dënuar fuqishëm vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që po përballen me humbjen e saj.
Në reagimin e tij, EULEX-i ka theksuar se femicidi përbën formën më ekstreme të dhunës me bazë gjinore dhe një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të grave.
“Asnjë grua apo vajzë nuk duhet të jetojë me frikën e dhunës”, thuhet në reagim, ku theksohet gjithashtu rëndësia e sigurimit të mbështetjes dhe mbrojtjes për çdo grua apo vajzë që kërkon ndihmë.
Misioni ka ritheksuar përkushtimin për të mbështetur institucionet e Kosovës në parandalimin dhe trajtimin e dhunës me bazë gjinore, mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në rrezik, si dhe përmirësimin e qasjes në drejtësi dhe shërbime mbështetëse për të mbijetuarit e dhunës, transmeton Klankosova.tv.
“EULEX-i qëndron i përkushtuar t’i mbështesë institucionet e sundimit të ligjit të Kosovës në angazhimet e tyre të vazhdueshme për parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës me bazë gjininë, mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në rrezik, dhe fuqizimin e qasjes në drejtësi dhe mbështetje për të mbijetuarit. Këtu përfshihet promovimi i përdorimit efektiv të instrumenteve për vlerësimin e rrezikut, zbatimi i urdhërmbrojtjeve, dhe qasja e koordinuar, me viktimën në fokus, me përfshirjen e institucioneve, shoqërisë civile dhe komuniteteve. Angazhimet e qëndrueshme janë poashtu esenciale për adresimin e qëndrimeve dhe pabarazive që e mundësojnë dhunën kundër grave”.
Sipas misionit, përpjekjet e vazhdueshme janë thelbësore edhe për adresimin e qëndrimeve dhe pabarazive shoqërore që kontribuojnë në dhunën ndaj grave.
“Parandalimi i femicidit është përgjegjësi e përbashkët që kërkon përkushtim, bashkëpunim dhe veprim këmbëngulës të vazhdueshëm”, thuhet në reagim.
EULEX-i ka bërë të ditur se, në përputhje me mandatin e tij, po e monitoron nga afër rastin dhe do të vazhdojë të mbështesë institucionet përkatëse në përmbushjen e angazhimeve të tyre.

T� tjera
-
Bastiset shtepia e një të dyshuari, konfiskohen narkọtikë, ạrmë dhe municiọn
Policia e Kosoves, konkretisht hetuesit policor nga Sektori Rajonal për Trafi...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë: Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë
Në Tiranë po mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre...
-
Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike mund të lëviz për 0.2 %, “çmimet e larta të ushqimit rrezik i rëndësishëm”
Grupi i Bankës Botërore, ka publikuar raportin e Rregullt Ekonomik për Ballka...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, reagon ambasada gjermane: Të mbrohen gratë në rrezik
Ambasada gjermane në Prishtinë tha se janë “thellësisht të pikëlluar” për vra...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, të mërkurën nga ora 16:00 protestë në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve tjera
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtar...
-
Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për ca...
-
Zgjedhjet lokale, presidenti Begaj njofton nisjen e konsultimeve
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ftuar partitë politike, për t’u kon...
-
Imami i fshatit thirrje në varrimin e Arlindës: Boll ma me vrasje të grave, është ligësi, është marri
Imami i fshatit Radac të Pejës ka bërë thirrje të ndalet vrasja e grave në Ko...
-
Djali i Arlindës shoqërohet për vizitë te tezet dhe dajtë – në shtëpinë ku jetoi me nënën e tij
Djali i Arlinda Zekajt është dërguar për vizitë te tezet dhe dajtë, në shtëpi...
-
U kapën me mbi një kilogram marih*uanë në Bibaj, prokuroria kërkon paraburgim për dy persona në Ferizaj
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj,...
-
Haxhiu në Shkup: Nuk presim ndryshime në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk pret nd...
-
Djali i Arlinda Zekajt merr pjesë në varrimin e nënës
Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Radac. ...
































