Rozë

Artistja shqiptare zbulon lajmin e ëmbël: Do të bëhet nënë për herë të parë!

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 15 Tetor 2026

Baby G ka ndarë me ndjekësit një nga lajmet më të bukura të jetës së saj, duke zbuluar se shumë shpejt do të përjetojë emocionin e të bërit nënë për herë të parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur gjithë dashurinë, lumturinë dhe emocionet që po përjeton teksa përgatitet të nisë kapitullin më të bukur të jetës së saj, atë të mëmësisë.

“Zemra ime është e mbushur me kaq shumë dashuri, lumturi dhe emocion, teksa përgatitem të hyj në kapitullin më të bukur të jetës sime… të bëhem nënë. Një dashuri që nuk e kam ndier kurrë më parë, një bekim që nuk përshkruhet me fjalë dhe një mrekulli të vogël që tashmë e dua më shumë se gjithçka. Mezi pres të të takoj, biri im. Ti je tashmë e gjithë bota ime”, ka shkruar artistja në postimin e saj.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy