Artan Grubit i përfundon sot masa e arrestit shtëpiak
Autori: Gazeta inFokus
10:56 | 13 October 2026
Ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi sot i mbaron arresti shtëpiak.
Vendimi ekzekutohet sipas fuqisë së ligjit pasi kalojnë 60 ditë nga dita e dorëzimit të propozim-akuzës.
Megjithatë, Grubi i cili gati 8 muaj ka qëndruar në arrest shtëpie kërkon që t’i kthehet edhe pasaporta.
Për këtë ka ofruar prona si garanci në vlerë mbi 335 mijë euro.
Nga Gjykata Penale e Shkupit theksojnë shkurt për Alsat M, se për këtë propozim ende nuk kanë vendosur pasi e presin mendimin nga Prokuroria, e cila pritet që ta japë gjatë kësaj jave.
Ndërkohë vazhdon gjykimi për Grubin lidhur me keqpërdorimet në “Lotarinë Shtetërore”, megjithatë për dallim nga herët e kaluara, Grubi do të paraqitet në Gjykatë pa shoqërim policor.
Grubi gjykohet për “keqpërdorimin e detyrës zyrtare” pasi ka udhëhequr mbledhjen e Qeverisë ku është miratuar pika e rendit të ditës për nisjen e organizimit të pavarur të lojërave elektronike të fatit, ndonëse sipas Prokurorisë kjo nuk ka qenë e ligjshme. Sipas tyre, këtë e ka bërë në bashkëpunim me të akuzuarin e parë, ish drejtorin Përparim Bajrami.
Me këtë, Prokuroria pretendon se Grubi ka hapur rrugën që Lotaria Shtetërore t’i blejë VLT aparatet në vlerë mbi 9,7 milionë euro edhe pse të njëjtat nuk kanë qenë të nevojshme.
Pretendimet e këtilla Grubi i ka hedhur poshtë nën arsyetimin se për vendimin në mbledhje të Qeverisë kanë votuar 20 anëtarë, të gjithë “për”.
Nga ana tjetër, teza e mbrojtjes së Grubit, por edhe të akuzuarve të tjerë është se ata kanë mbrojtur interesin shtetëror, me qëllim që përfitimi të shkojë direkt te Lotaria Shtetërore dhe jo të ndahet me partnerë të tjerë.
Lënda u hap në dhjetor të vitit 2024, rreth një javë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e futën në Listë të Zezë për korrupsion së bashku me ish gjyqtarin e Apelit Enver Bexheti. SHBA-ja i akuzoi për përfshirje në korrupsion të rëndësishëm, duke pretenduar se kishin pranuar ryshfet për të penguar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin e ish shefit të Policisë Sekrete Sasho Mijallkov.
Megjithatë, Artan Grubi u largua nga Maqedonia më 15 dhjetor, duke kaluar pikën kufitare të Bllacës drejt Kosovës.
Pas alarmit për arratisje, Grubi njoftoi në Facebook se ka udhëtuar për vizitë private dhe sapo t’i kryejë obligimet do të kthehet në shtëpi.
Megjithatë, obligimet e Grubit zgjatën mbi 14 muaj, për çka shteti shpalli fletëarrest të brendshëm ndërkombëtar.
Në mëngjesin e 23 shkurtit, Grubi në Maqedoni hyri nga kishte dalë.
Nëpër media dolën filmimet në të cilat shihej Grubi me pranga, pasi ishte vetëdorëzuar.
Prej Pikës Kufitare Bllacë, Grubi dërgohet në Burgun e Shutkës, megjithatë vetëm pas disa orësh ai dërgohet në shtëpi pasi organet e sigurisë kishin alarmuar se rrezikohet jeta e Grubit në paraburgim.

T� tjera
-
Presidentja Shiroka-Pula dhe kryeparlamentarja Haxhiu vaksinohen kundër gripit sezonal
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka njoftuar se së bashku me presidenten Ju...
-
Kurti paralajmëroi dje se në buxhetin për vitin 2027 parashihet edhe rritja e mbështetjes për ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së
Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar rritjen e mbështetjes për ekipet mb...
-
Lushtaku dhe Ymeri akuza VV-së: Po i mbrojnë shkelësit e ligjit
Mungesa e deputetëve të shumicës parlamentare ka pamundësuar shqyrtimin e pro...
-
Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë
Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetas...
-
Kërcënohet ish- gazetarja dhe aktivistja feministe Anita Nikaj
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Koso...
-
Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit, rezultati shihet si një referendum për Donald Trump
Amerikanët po votojnë sot në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, të cilat konsid...
-
Vazhdojnë prot*estat e studentëve në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës
Edhe sot, të rinjtë janë grumbulluar në universitete për të protestuar, në vi...
-
Vendimi i Supremes për konfiskimin e Patent Shoferëve, Policia e Kosovës del me sqarime shtesë
Policia e Kosovës njofton opinionin publik se më datën 2 nëntor 2026 ka pranu...
-
“VV po ikë”, Ramadani kërkon hetim për konfliktin e interesit dhe Autoritetin e Konkurrencës
Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacio...
-
Shtatë raste të dhụnës në familje brenda një dite në Kosovë, gra të sụlmuara e të këṛcënuara me thịkë
Shtatë raste të dhunës në familje janë evidentuar në raportin e fundit 24-orë...
-
Prokuroria Speciale dhe Policia po zhvillojnë aksion në disa lokacione
Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ë...
-
Tetë të zhdukur në Himalaje pas goditjes nga ortekët, reshjet e dendura të borës pezullojnë kërkimet
Tetë persona, përfshirë alpinistë, rezultojnë të zhdukur në shtetin verior të...































