Lajme

Musliu: “Politikat ditore nuk guxojnë të na e largojnë vëmendjen nga drejtësia për çlirimtarët”

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 09 October 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka bërë thirrje që zhvillimet e përditshme politike të mos e zhvendosin vëmendjen nga kundërshtimi i aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një reagimi publik, Musliu ka theksuar se, pavarësisht përplasjeve dhe kritikave politike, fokusi duhet të mbetet te mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së dhe kërkesa për drejtësi.

“Politikat ditore nuk guxojnë të na e shkëpusin vëmendjen nga qëllimi ynë i përbashkët: kundërshtimi i dënimit të luftës për liri dhe mbrojtja e krerëve të UÇK-së”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Sipas Musliut, përgjegjësia e përbashkët është që debatet dhe përplasjet politike të mos e lënë në hije atë që ajo e konsideron thelbin e kësaj beteje.

“Mes kritikave e luftës që na bëhet, përgjegjësia jonë është të mos e humbim fokusin, të mos e harrojmë thelbin e betejës: drejtësi për çlirimtarët dhe dinjitet për luftën tonë për liri!”, ka përfunduar deputetja e PDK-së./GazetaInfokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy