Lajme

Gruda: I drejtë shqetësimi se a do ta zbatojë ligjin e miratuar Specialja, jam i bindur se do gjejmë rrugën që ta detyrojmë

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 08 October 2026

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se Ligji për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale është hartuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe, sipas tij, nuk e shkel Kushtetutën apo detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

Gruda ka thënë se pret që Gjykata Speciale të bëjë “obstruksione” ndaj zbatimit të tij, por është shprehur i bindur se Kosova mund ta detyrojë atë ta zbatojë ligjin.

Duke shpjeguar argumentin e tij juridik, Gruda tha se ndryshimet nuk prekin Kushtetutën, por specifikojnë juridiksionin përmes ligjit të veçantë, siç parashihet në nenin 162 dhe Amendamentin nr. 24 të Kushtetutës.

-Advertisement-

Sipas tij, Dhoma e Specializuar Kushtetuese në Hagë vazhdon të ketë kompetencë mbi vendimet, urdhrat dhe aktgjykimet e Dhomave të Specializuara, ndërsa kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjit të ri, sipas nenit 23 të ndryshuar, i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në Prishtinë.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy