Lajme

Dyshohet se një person qarkulloi me armë në oborrin e një shkolle në Ferizaj, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 08 October 2026

Një person dyshohet se ka qarkulluar sot me armë zjarri në një shkollë fillore në Ferizaj.

Sipas një video që po qarkullon në rrjetet sociale, i dyshuari shihet me armë zjarri në oborrin e një shkolle në Ferizaj teksa publikuesja e videos u bëri thirrje prindërve për kujdes ndaj fëmijëve të tyre.

Klankosova.tv ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se njësitet përkatëse po e trajtojnë rastin.

-Advertisement-

“Lidhur me videon e publikuar në rrjetet sociale, ku dyshohet se në një shkollë fillore në Ferizaj, një person shihet me armë, policia e Ferizajt është duke u trajtuar dhe se për informata të tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Veseli .

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy