Lajme

Prokuroria mohon se ka aksion nën udhëheqjen e saj ndaj zyrtarëve të MAShTI-t

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 08 October 2026

Po raportohet se disa zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kanë përfunduar sot në prangat e Policisë.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, në mesin e të arrestuarve janë ish-sekretarja Fadile Dyla, si dhe zyrtarët Fehmi Zylfiu e Xhemajl Buzuku. Po ashtu, raportohet se janë arrestuar edhe zyrtarët Bukurie Borovci dhe Arbenita Mehmeti, bashkë me persona të tjerë.

Megjithatë, Prokuroria ka mohuar se bëhet fjalë për ndonjë aksion të Policisë nën udhëheqjen apo koordinimin e saj.

-Advertisement-

“Psrk nuk është duke zhviluar asnjë aksion.”, ka deklaruar Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta për Infokusin.

Ndërkohë, Gazeta Infokus ka kërkuar sqarime edhe nga Policia  lidhur me rastin dhe zhvillimet e sotme.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy