Kulturë

Hapet edicioni i 23-të i Javës së Bibliotekës në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 29 Shtator 2026

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” ka nisur edicioni i 23-të i Javës së Bibliotekës, me temën “RILINDJA – Zëra në kujtesë”, që sjell në fokus historinë e shtypit, librit dhe trashëgimisë së Rilindjes.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, në ditën e parë u hapën tri ekspozita, ndërsa gjatë javës do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kushtuar librit, shtypit, kujtesës dhe trashëgimisë kulturore.

Programi vazhdon deri më 2 tetor, ndërsa nesër mbahet edhe Takimi Vjetor i Drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Evropës Juglindore, me fokus bashkëpunimin rajonal dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në shërbimet bibliotekare.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy