Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 25 September 2026

Të shtunën, gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes, parashikohet të ketë herë pas here rrebeshe lokale shiu.

Më pas, reshjet do të humbasin intensitet dhe shtrirje territoriale, duke mbetur të izoluara, kryesisht në zonat malore. Përndryshe, vranësirat do të fillojnë të tërhiqen gradualisht, proces ky që do të jetë më i theksuar gjatë pasdites.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 10-42 km/h.

-Advertisement-

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C. /MeteoKosova

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy