Lajme

Lushtaku: Po e shoh një Qeveri pa fjalë dhe pa veprime – pres vendime nga ajo

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 25 September 2026

Kryetari i Skenderajt dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka thënë se po pret nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë veprime pas vendimit të Hagës ndaj katërshes së UÇK-së, edhe pse u shpreh pesimist.

Lushtaku tha po e sheh një qeveri pa fjalë.

“Këta burra që janë atje nuk janë as për vete, as për familjet e tyne por për tanë Kosovën. Unë mendoj që Qeveria duhet të flasë, duhet të marrë vendime. Unë ma së paku jam prej atyne burrave që iu besoj fjalëve. Unë dhe qytetarët e këtij vendi duan me pa vendime konkrete nga Qeveria e Kosovës” – tha Lushtaku.

-Advertisement-

Megjithatë, ai uroi që institucionet të marrin hapat e nevojshëm.

“Unë pe shoh një Qeveri pa fjalë, pe shoh një Qeveri pa veprime. Uroj që Qeveria, Parlamenti i Kosovës të marrë vendime”.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy