Lajme

Erdoğan pret Kurtin në New York, zhvillohet takimi mes dy liderëve

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 21 September 2026

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në New York.

Takimi është zhvilluar në kuadër të qëndrimit të liderëve botërorë në New York, për pjesëmarrje në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të 81-të të Kombeve të Bashkuara, shkruan Anadoli, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportimeve, takimi mes Erdoğan dhe Kurtit është mbajtur në Türkevi dhe ka qenë i mbyllur për media.

-Advertisement-

Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, shefi i Komunikimit të Presidencës, Burhanettin Duran, këshilltari kryesor i Presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çağatay Kılıç, si dhe zëvendëskryetari i Këshillit për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Çağrı Erhan

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy