Selmanaj pas dënimit nga Specialja: Në këto momente të vështira, nevojitet unitet!
Autori: Gazeta inFokus
16:37 | 17 September 2026
Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka ftuar për unitet politik, pas dënimit 81 vjet nga Gjykata Speciale për krerët e UCK-së.
Sipas tij, në këto momente të vështira, nevojitet unitet institucional, mbështetje profesionale dhe angazhim i koordinuar politik e diplomatik.
“Pa mobilizimin dhe mbështetjen e madhe nga i gjithë aparati shtetëror i Kosovës, epilogu edhe në shkallën e Apelit mund të jetë negativ dhe me shumë pasoja për të ardhmen e shtetit tone”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline
Postimi i plotë:
Çka mund dhe duhet të bëjmë për katërshen e UÇK-së, pas aktgjykimit dënues?
Pas aktgjykimit dënues, institucionet e Kosovës duhet të veprojnë me përgjegjësi, vendosmëri dhe koordinim të plotë:
– Qeveria, Kuvendi dhe institucionet e tjera të Kosovës duhet të mobilizohen menjëherë për të ofruar mbështetje të fuqishme politike, juridike, financiare dhe profesionale për procesin që do të zhvillohet në shkallën e Apelit.
– Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë duhet të koordinohen ngushtë për një angazhim të gjerë diplomatik, në të gjitha qendrat e vendosjes, me qëllim të informimit, sensibilizimit dhe adresimit të shqetësimeve lidhur me punën dhe funksionimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
– Qeveria dhe institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me aleatët tanë strategjikë, veçanërisht SHBA-në dhe vendet mike, duhet të angazhohen për të garantuar pavarësi dhe standarde të barabarta të drejtësisë në funksionimin e këtij institucioni. Heqja e ndikimit të shtetit të Serbisë në punën e ketyre dhomave, duhet të jetë prioritet i të gjithëve.
Në këto momente të vështira, nevojitet unitet institucional, mbështetje profesionale dhe angazhim i koordinuar politik e diplomatik.
Pa mobilizimin dhe mbështetjen e madhe nga i gjithë aparati shtetëror i Kosovës, epilogu edhe në shkallën e Apelit mund të jetë negativ dhe me shumë pasoja për të ardhmen e shtetit tonë!

T� tjera
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...
-
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale ‘’Dhunim’’
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
43 armët e automatike, Dogana: U zbuluan gjatë kontrollit me skaner të siguruar nga SHBA në një automjet me targa të huaja
Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen e një sasie të konsiderueshme armësh z...

































