Lajme

Çitaku për Kurtin: Askush nuk është mbi Kushtetutën, Kuvendin dhe Republikën

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 13 September 2026

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvend, duke e akuzuar atë për shkelje të rregullave kushtetuese dhe politike.

Përmes një postimi, Çitaku tha se Kurti po synon të “suspendojë çdo rregull”, duke përfshirë, sipas saj, edhe normat morale e njerëzore.

-Advertisement-

Ajo ka shkruar se PDK-ja nuk do të nënshtrohet dhe paralajmëroi përdorimin e mjeteve politike e juridike për të kundërshtuar veprimet e fundit.

Në fund, ajo komentoi edhe bashkëpunimin e pretenduar mes Kurtit dhe Listës Serbe, duke thënë se për këtë, sipas saj, “folën ata vetë, me votë, në Kuvend”.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy