Lajme

Vra*sja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 21 August 2026

13 persona do të dalin para gjykatës në Sarandë këtë të premte, për t’u njohur me masat e sigurisë, pas vrasjes së bujshme të turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në ambientet e jashtme të një lokali në Ksamil.

Mes personave të akuzuar, përpos autorit, janë edhe dy shtetas turq, të cilët e ndihmuan në përpjekjen e tij për t’u arratisur, kamarierë të lokalit dhe disa punonjës sigurie, raporton TvKlan.

Policia ka kryer kontrolle në tre qytete të vendit për kapjen e dy personave të tjerë, të shpallur në kërkim.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për pronarin e lokalit “Principotes” ku nisi sherri fizik dhe një 29-vjeçar i cili dyshohet si bashkëpunëtori kryesor në krim.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy