Lajme

Caktohen çmimet maksimale të derivateve për sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 21 August 2026

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për ditën e sotme.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është kufizuar në 1.79 euro për litër, ndërsa për benzinën është caktuar çmimi 1.52 euro për litër.

MINTI po ashtu ka kufizuar edhe çmimet e gazit për 0.62 euro për litër.

-Advertisement-

Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

MINTI ka njoftuar se ka vendosur të vazhdojë edhe për 30 ditë rregullimin e përkohshëm të çmimeve maksimale të produkteve të naftës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të çmimeve të arsyeshme në treg.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy