Hamza: Fjalë jashtëzakonisht emocionuese të heroit që flet me krenari për luftën çlirimtare
Autori: Gazeta inFokus
22:01 | 20 August 2026
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar mbi intervistën e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Thaçi në një intervistë për RTV Dukagjini rrëfeu për jetën e tij dhe rrugëtimin si ushtar i UÇK-së dhe politikan në shtetformimin e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza i cilësoi Thaçin si hero që flet me krenarinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.
Ai tha se fjalët e ish-presidentit ishin emocionuese, teksa u shpreh i bindur se ai dhe shokët e tij do të lirohen me 16 shtator.
“Jashtëzakonisht shumë emocionuese fjalët e një heroi që shënoi një epokë dhe që sonte, edhe nga Haga, flet me krenarinë e luftës sonë çlirimtare dhe me besimin e palëkundur në drejtësi. Një jetë në shërbim të lirisë, shtetit dhe historisë së Kosovës nuk mund të zhbëhet nga asnjë proces dhe nga asnjë distancë. Hashim Thaçi, ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë, si çlirimtarë, bashkë me mbi një milion shqiptarë që presin kthimin tuaj në atdhe”, ka shkruar ai.

T� tjera
-
Gjykatësi: Thaçi i dha Fazliut mesazhe për dëshmitarin Rrustem Mustafa
Gjykatësi Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Fadil Fazliu akuzohen p...
-
OVL-UÇK përcjell nga zyrat qendrore në Prishtinë shpalljen e aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Aktgjykimi ndaj Thaçit, Deliu: Drejtësi sot, drejtësi deri në fund!
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar në ditën kur në Gjykatën Special...
-
“Jo në emrin tim” organizon aksion simbolik para zyrës së BE-së në Prishtinë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka njoftuar se do të organizojë organi...
-
Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar shtet...
-
Hykmete Bajrami kritikon mungesën e investimeve në sektorin e energjisë: Asnjë kapacitet i ri gjenerues
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur sërish shqetësimin për munges...
-
Qetësi në Burojë, vendlindjen e Hashim Thaçit në ditën e shpalljes së verdiktit në Hagë
Në Burojë të Skenderajt, vendlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, aktualis...
-
Nis seanca në Hagë
Seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzu...
-
Gucati për vendimin e sotëm në Hagë: S’jemi optimistë
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Koso...
-
Kjo është sasia e arit që u vodh dje në Gjakovë, policia sjell pamjet
Gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:15 në rr. “Nënë Tereza” në Gjakovë, ka n...
-
Në rigjykimin për vra*sjen në Dumnicë të Podujevës, Besnik Salihu dënohet me 24 vjet burgim
Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ...
-
Kapja e të dyshuarve për grabitjen në argjendarinë në Gjakovë – çka iu gjeti policia gjatë bastisjeve?
Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar për grabitjen e armat...

































