Qeveria mburret me “çlirimin e veriut”, Thaçi: Kosova ka vetëm një datë të çlirimit – 20 qershorin 1999
Autori: Gazeta inFokus
20:55 | 20 August 2026
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën e tij të fundit para aktgjykimit në Hagë, është pyetur edhe për situatën aktuale politike në Kosovë dhe zhvillimet në veri të vendit.
Gjatë intervistës, moderatori ka përmendur faktin se Qeveria aktuale e paraqet si një prej sukseseve të saj “çlirimin e veriut”, duke e pyetur Thaçin nëse, sipas tij, veriu i Kosovës është çliruar në të vërtetë.
Në përgjigjen e tij, Thaçi ka thënë se për Kosovën ekziston vetëm një datë unike e çlirimit.
“Kosova si vend ka një datë unike çlirimi, 20 qershorin 1999. Kjo datë shënon, pas 78 vitesh, largimin përfundimtar të policisë, ushtrisë dhe të gjithë aparatit pushtues serb”, ka deklaruar Thaçi.
Ai ka shtuar se, përveç datës së çlirimit të Kosovës, komunat kanë edhe datat e tyre të veçanta të lirisë.
“Por, çdo komunë, duke filluar nga Prishtina, ka datën e veçantë të lirisë”, është shprehur Thaçi.
Kështu, në përgjigjen e tij ndaj pretendimit për “çlirimin e veriut”, Thaçi ka insistuar se data unike e çlirimit të Kosovës është 20 qershori i vitit 1999./GazetaInfokus

T� tjera
-
Isni Kilaj shpallet i pafajshëm
Isni Kilaj është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Speciale.
-
Specialja dënon me burgim Bashkim Smakajn
Gjykata Speciale e ka dënuar Bashkim Smakajn me 12 muaj burgim. Ai akuzohej ...
-
Thaçi dënohet edhe me 17 muaj të tjerë burgim për pengim të drejtësisë
Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës, është dënuar edhe me 17 muaj burgim n...
-
Gjyqtari: Smakaj i përcolli udhëzime dëshmitarit Bislim Zyrapi
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Bashkim Smakaj u takua me dëshmitarin Bis...
-
Dy trena pasagjerësh përplasen në Pragë – dhjetëra të lënduar, disa në gjendje të rëndë
Dy trena pasagjerësh u përplasën pranë stacionit kryesor hekurudhor të Pragës...
-
Gjyqtari: Thaçi zbuloi informacione konfidenciale për gjashtë dëshmitarë
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi zbuloi informacione konfiden...
-
Gjyqtari: Thaçi dhe Smakaj diskutuan për dëshmitarin Bislim Zyrapi
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj akuzohen ...
-
Viola von Cramon: Analiza më e mençur nga Donika Emini që i shpjegoi BE-së se çfarë nënkupton pajtimi
Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, duke k...
-
Gjyqtari Gosnell: Thaçi i dha Fazliut mesazhe për dëshmitarin Rrustem Mustafa
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Fadil Fazliu akuzohen pë...
-
OVL-UÇK përcjell nga zyrat qendrore në Prishtinë shpalljen e aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Aktgjykimi ndaj Thaçit, Deliu: Drejtësi sot, drejtësi deri në fund!
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar në ditën kur në Gjykatën Special...
-
“Jo në emrin tim” organizon aksion simbolik para zyrës së BE-së në Prishtinë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka njoftuar se do të organizojë organi...































