4 punëtorë të vdekur, Aleanca kërkon dorëheqjen e menaxhmentit dhe Bordit të KEK-ut
Autori: Gazeta inFokus
20:18 | 20 August 2026
Aleanca ka reaguar pas vdekjes së katër punëtorëve të KEK-ut gjatë këtij viti, duke e cilësuar situatën si dëshmi të dështimit dhe neglizhencës së institucioneve për garantimin e sigurisë në vendin e punës.
Në reagimin në Facebook, përmenden katër punëtorët që kanë humbur jetën, Mixhen Sadiku, Milazim Binaku, Haxhi Gojnovci dhe Arbenit Ahmeti, ndërsa theksohet se dy vdekje kanë ndodhur vetëm brenda tri ditëve të fundit.
“Katër punëtorë të vdekur brenda vitit në ndërmarrjen më të madhe publike në vend. Mixhen Sadiku, Milazim Binaku, Haxhi Gojnovci dhe sot Arbenit Ahmeti janë dëshmia më e rëndë e dështimit dhe neglizhencës kriminale të kësaj Qeverie. Dy vdekje tragjike vetëm brenda tri ditëve të fundit në KEK tregojnë se situata ka dalë plotësisht jashtë kontrollit dhe se ky pushtet ka dështuar të garantojë jetën e qytetarëve të vet”, shkruan partia.
Aleanca ka kërkuar hetim të menjëhershëm dhe të pavarur, si dhe përgjegjësi ligjore e penale për zyrtarët që, sipas tyre, kanë lejuar krijimin e kësaj situate.
“Këta që shtiren çdo ditë se po marrin masa për mbrojtjen e punëtorëve, në realitet e kanë sjellë ndërmarrjen më të madhe publike në një terren të rrezikshëm ku vdesin njerëzit. Është e papranueshme që institucionet, nga ministria e linjës që po sillet si agjencion mortor, e deri te menaxhmenti e Bordi politik i instaluar aty, të kujtohen e të reagojnë me komunikata shabllone vetëm pasi ndodhin tragjeditë, në vend se të parandalojnë situatat e rrezikshme.
Punëtorët tanë sot detyrohen të punojnë nën presion e frikë, duke u frikësuar të denoncojnë rreziqet në vendin e punës për shkak të pasojave nga ky menaxhment represiv”, shkroi në Facebook.
Po ashtu, Aleanca ka kërkuar që menaxhmenti dhe Bordi i KEK-ut të japin llogari dhe të japin dorëheqje për humbjen e jetëve të punëtorëve.
“Aleanca kërkon hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe përgjegjësi të plotë ligjore e penale për secilin zyrtar që ka lejuar këtë situatë. Menaxhmenti dhe Bordi i KEK-ut duhet të japin llogari urgjente para drejtësisë dhe dorëheqje të menjëhershme për humbjen e këtyre jetëve. Njejtë duhet të veprojë edhe deputetja që sillet si ministre. Ngushëllimet më të thella familjeve të punëtorëve që humbën jetën tragjikisht në vendin e punës!”, thuhet më tej në reagimin e Aleancës.

T� tjera
-
Isni Kilaj shpallet i pafajshëm
Isni Kilaj është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Speciale.
-
Specialja dënon me burgim Bashkim Smakajn
Gjykata Speciale e ka dënuar Bashkim Smakajn me 12 muaj burgim. Ai akuzohej ...
-
Thaçi dënohet edhe me 17 muaj të tjerë burgim për pengim të drejtësisë
Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës, është dënuar edhe me 17 muaj burgim n...
-
Gjyqtari: Smakaj i përcolli udhëzime dëshmitarit Bislim Zyrapi
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Bashkim Smakaj u takua me dëshmitarin Bis...
-
Dy trena pasagjerësh përplasen në Pragë – dhjetëra të lënduar, disa në gjendje të rëndë
Dy trena pasagjerësh u përplasën pranë stacionit kryesor hekurudhor të Pragës...
-
Gjyqtari: Thaçi zbuloi informacione konfidenciale për gjashtë dëshmitarë
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi zbuloi informacione konfiden...
-
Gjyqtari: Thaçi dhe Smakaj diskutuan për dëshmitarin Bislim Zyrapi
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj akuzohen ...
-
Viola von Cramon: Analiza më e mençur nga Donika Emini që i shpjegoi BE-së se çfarë nënkupton pajtimi
Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, duke k...
-
Gjyqtari Gosnell: Thaçi i dha Fazliut mesazhe për dëshmitarin Rrustem Mustafa
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Fadil Fazliu akuzohen pë...
-
OVL-UÇK përcjell nga zyrat qendrore në Prishtinë shpalljen e aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Aktgjykimi ndaj Thaçit, Deliu: Drejtësi sot, drejtësi deri në fund!
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar në ditën kur në Gjykatën Special...
-
“Jo në emrin tim” organizon aksion simbolik para zyrës së BE-së në Prishtinë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka njoftuar se do të organizojë organi...


































