Lajme

Haradinaj: Do di*gjet fla*kë Shqiptaria nëse dënohen krerët e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 20 August 2026

“Do të digjet flakë Shqiptaria”, ka paralajmëruar ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Dalur nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Nasim Haradinaj, nëse ish-krerët e UÇK-së dënohen nga Gjykata Speciale.

“Jo Kosova, por krejt Shqiptaria ka me u kallë flakë. Por, unë po them, nëse merret ai vendim, do të rrotullohet… Unë mendoj që do të eskalojë çështja shumë keq dhe do të digjet flakë ky vend. Do të digjet flakë Maqedonia. Do të digjet flakë Shqiptaria”, deklaroi Haradinaj në T7.

Ai pati për të thënë diçka edhe për ata të cilët mund t’i gëzohen një vendimi të tillë.

-Advertisement-

“Ani pse disa po mendojnë edhe me festu, por ata që do të festojnë ato ditë, besoj që do të kallen në atë zjarr. Kemi individë që po thonë do të vijmë me festu nëse merret një aktvendim dënues”.

Haradinaj theksoi se gjykatësit në Speciale “nuk mund të marrin vendime të cilat e trazojnë një vend”.

Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të shpallet më 16 shtator.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020, si të akuzuar për krime të pretenduara lufte.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy