Lajme

Burim Ramadani: Vetëvendosje po e mban të bllokuar Kuvendin, shteti s’mund të mbahet peng

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 10 August 2026

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se deputetët do të duhej të ishin duke miratuar ligje në interes të qytetarëve.

Përmes një reagimi, Ramadani tha se sot shënohet dita e tretë e bllokimit të Kuvendit nga Vetëvendosje, duke e cilësuar situatën si joserioze dhe të dëmshme për vendin.

“Sot, deputetët e kësaj legjislature do të duhej të ishin të mbledhur në sallë për të votuar ligje që lehtësojnë jetën e qytetarëve. Në vend të kësaj, përballemi me bllokadë dhe joseriozitet total nga partia në pushtet”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Sipas Ramadanit, Kosova po humb kohë të çmuar për shkak të ngërçit institucional, ndërsa përgjegjësinë për këtë ia atribuon Vetëvendosjes.

“Mbajeni pushtetin që u ka takuar nga vota, por harrojeni se mund ta mbani të bllokuar shtetin”, përfundoi ai.

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy