Lajme

Çudit Konjufca: Nuk po shkelet Kushtetuta, seanca për konstituimin e Kuvendit mund të zgjasë më shumë se 24 orë

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 10 August 2026

Ani pse tashmë kanë kaluar më shumë se 48 orë nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Glauk Konjufca, ka deklaruar se vonesat në konstituimin e Kuvendit nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

“Nuk mendoj që është aq dramatike sa po e paraqet opozita. Vetëm seanca po zgjat pak më shumë se 24 orë”, tha Konjufca para gazetarëve.

I pyetur për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton afatet për konstituimin e Kuvendit, Konjufca u shpreh se nuk e konsideron situatën si shkelje kushtetuese.

-Advertisement-

“E nëse nuk mundemi, çka bëhet? Ai që mendon se është shkelur Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk mendoj që është shkelur. Seanca e konstituimit mund të zgjasë edhe më shumë se 24 orë”, deklaroi ai./Gazeta Infokus

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy