Dy të vdekur dhe disa raste të plagosjeve me armë në QKUK gjatë vikendit
Autori: Gazeta inFokus
09:33 | 10 August 2026
Dy persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa gjatë vikendit në Qendrën Emergjente janë trajtuar edhe raste të lëndimeve nga armët e zjarrit dhe armët e ftohta.
Sipas njoftimit të QKUK-së, gjatë vikendit të fundit në Qendrën Emergjente janë realizuar gjithsej 929 shërbime emergjente.
Nga rastet e regjistruara, dy persona janë lënduar nga armët e zjarrit, ndërsa një tjetër është raportuar i lënduar nga arma e ftohtë.
“Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2 raste të lëndimeve nga armët e zjarrit, 1 rast nga armët e ftohta, 3 raste të intoksikimeve (helmime), 8 persona të përfshirë në përleshje fizike, si dhe 53 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Në Reanimim janë trajtuar 202 pacientë, ndërsa në Emergjencën Internistike janë pranuar 280 pacientë. Në Emergjencën Kirurgjike janë trajtuar 192 pacientë, kurse në atë Ortopedike 194.
Ndërkohë, 61 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve.
QKUK ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar edhe 87 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të institucionit.
“Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 87 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të vdekjes (exitus)”, thuhet në njoftim.
Përveç rasteve të dhunës dhe aksidenteve, gjatë vikendit janë regjistruar edhe tri raste të intoksikimit, ndërsa tetë persona kanë kërkuar trajtim pas përleshjeve fizike. Numri i personave të lënduar në aksidente trafiku ka arritur në 53.

T� tjera
-
Kurti takon Serwerin: Sfidë koha, që s’mjafton për këshillat dhe mendimet e vlefshme të profesorit
Kryeministri Albin Kurti është takuar me profesorin dhe ish-diplomatin amerik...
-
Ekstradohet nga Kosova në SHBA i dyshuari për krime kibernetike
Një shtetas i Kosovës është ekstraduar nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të A...
-
Tri protesta sot në Prishtinë, në rrugë organizatat për mbrojtjen e fëmijëve, punëtorët e KEK-ut dhe studentët
Sot në Kosovë do të mbahen tri protesta, ku organizatat për mbrojtjen e fëmij...
-
Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it
Kosova renditet ndër pesë vendet me rezultatin më të lartë në Evropë në Indek...
-
Paralajmërime për erëra të forta në Kosovë, IHK dhe institucionet apelojnë për kujdes – këto janë rekomandimet
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot pritet të ketë...
-
Kuvendi i Kosovës mban dy seanca plenare, në rend dite edhe Ligji për Gjykatën Speciale
Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot dy seanca plenare, në të cilat do të sh...
-
BE-ja nuk do të nisë bisedimet për marrëdhënie afatgjata me Britaninë
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian rrezikojnë të hyjnë në një tjetër peri...
-
Fehmi Hoti pret në takim ambasadorin britanik, diskutohet mbështetja për Policinë e Kosovës
U. D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi HOTI, me b...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Melodia nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti belg ia përplas Marta Kos-it vrasjet dhe dëbimet e viteve 1998/99 në Kosovë
Eurodeputeti belg, Michel De Maegd, ka kritikuar ashpër interpretimin e një k...
-
Investitorët japonezë shqyrtojnë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik me Kosovën
Zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike dhe krijimi i mundësive të reja për invest...





































