Lajme

Hoxha i LVV-së shpërndan një lajm të rremë kinse Gjuriqi e lavdëroi Kadrijajn që e gjuajti Kurtin me vezë, s’e heq postimin

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 09 August 2026

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka shpërndarë një lajm të rremë, kinse gazeta serbe, Blic e ka vënë në numrin e saj të sotëm lajmin për incidentin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj e gjuajti me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në ballinën e rreme, të publikuar nga Hoxha në Facebook, thuhet kisne ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq e lavdëroi Kadrijajn.

“REAGOI MARKO GJURIQ:
„TIME KADRIJAJ E KA TREGUAR GUXIMIN DHE DINJITETIN“. GJURIQ: KËSHTU MBROHET E VËRTETA”, thuhet në ballinën e rreme të publikuar nga Hoxha.

-Advertisement-

“Lëvdatat që nuk duhen”, shkroi ai mbi ballinën e rreme të publikuar.

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy