Lajme

Elvis Hoxha përdor fotografinë e gjeneruar me AI, pretendon se mediat serbe po “lëvdojnë” gjestin e Time Kadrijajt ndaj Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 09 August 2026

Elvis Hoxha, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, ka publikuar një fotografi të gjeneruar me inteligjencë artificiale, e cila paraqitet si ballinë e gazetës serbe “Blic”, lidhur me incidentin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes fotografisë së publikuar krijohet përshtypja sikur media serbe është mburrur me gjestin e Kadrijajt ndaj Kurtit.

Në fotografinë që imiton ballinën e “Blic” paraqitet kinse një raportim për incidentin në Kuvend, ndërsa aty përfshihet edhe një deklaratë që i atribuohet Marko Gjuriqit.

-Advertisement-

Bashkë me fotografinë, Hoxha ka shkruar: “Lëvdatat që nuk duhen”.

Megjithatë, fotografia e shpërndarë nuk paraqitet si një ballinë autentike e gazetës serbe, por si përmbajtje e gjeneruar me inteligjencë artificiale, përmes së cilës krijohet përshtypja sikur media serbe dhe Gjuriq kanë përgëzuar veprimin e deputetes së Aleancës.

Postimi vjen një ditë pas incidentit në Kuvend, i cili shkaktoi tensione dhe reagime të shumta politike./Gazeta Infokus/

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy