Lajme

Deputetët hyjnë në sallën e Kuvendit, pritet nisja e seancës

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 08 August 2026

Deputetët e të gjitha grupeve parlamentare kanë nisur të hyjnë në sallën e Kuvendit të Kosovës, ndërsa pritet fillimi i seancës.

Ndër të parët nga LDK-ja në sallë kanë hyrë Vjosa Osmani, Anton Quni dhe kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku. Më pas kanë hyrë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ndërsa në sallë kanë mbërritur edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në sallë kanë hyrë gjithashtu edhe deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), si dhe përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë.

-Advertisement-

Tashmë në sallë ndodhen deputetë nga të gjitha subjektet politike, ndërsa pritet që seanca të nisë së shpejti.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy