Lajme

Dakaj: Abuzim me shtetin dhe qytetarët, Kurti po i dëmton rëndë themelet e shtetit

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 07 August 2026

Gazetari Shkëlzen Dakaj, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të kryeministrit Albin Kurti dhe zhvillimeve të fundit politike, pasi seanca për konstituimin e Kuvendit nuk vazhdoi brenda afateve kushtetuese por u caktua të mbahet nesër me fillim nga ora 11:00.

Ai e ka akuzuar Kurtin për abuzim me institucionet, Kushtetutën, ligjet dhe vetë shtetin, shkruan Gazeta Infokus.

Dakaj përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ajo që po ndodh në vend ka kaluar çdo standard demokratik dhe përgjegjësi që duhet ta ketë një kryeministër.

-Advertisement-

“Abuzim me institucionet. Abuzim me Kushtetutën. Abuzim me ligjet. Abuzim me vetë shtetin dhe me qytetarët”, ka shkruar Dakaj.

Sipas tij, veprimet e Kurtit po i shkaktojnë dëme serioze shtetit dhe themeleve të tij.

“Kjo që po ndodh është përtej çdo logjike. Përtej çdo standardi demokratik. Përtej çdo përgjegjësie që duhet ta ketë një kryeministër. Albin Kurti po bën veprime të njëpasnjëshme që po e dëmtojnë rëndë shtetin dhe themelet e saj. Çdo ditë po e shtyn edhe më tej kufirin e asaj që deri dje dukej e paimagjinueshme. Ajo që dikur do të ishte skandal shtetëror, sot po tentohet të paraqitet si normale. Nga një njeri i vetëm, një shtet i tërë i marrë peng”, ka shkruar Dakaj.

Ndryshe ish opozita kanë kërkuar që senaca për konstituimin e Kuvendit të mbahet sot sipas afateve kushtetuese, mirëpo dera e sallës plenare të Kuvendit ka qenë e mbyylluar anipse një seancë e tillë e kërkuar nga ish opozita është njoftuar me kohë edhe kryesuesi, Avni Dehari./Gazeta Infokus./

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy