Lajme

Plagoset me ar*më një person në Istog, i dyshuari në arrati

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 07 August 2026

Një person është lënduar nga arma e zjarrit sonte në fshatin Banjë të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Klankosova.tv se rasti është raportuar rreth orës 20:50, ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas Rugovës, i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor dhe, sipas mjekëve, gjendja e tij është stabile.

-Advertisement-

“I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tij”, tha Rugova.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy