Lajme

Shenoll Muharremi: Pasiguria politike po e lëkund besimin në institucionet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 07 August 2026

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, pas raportimeve se disa burime po paralajmërojnë se nuk do të ketë zgjedhje të reja nëse Kuvendi nuk konstituohet gjatë ditës së sotme.

Sipas tij, situata është bërë aq e paqartë sa qytetarët e kanë të vështirë të përcjellin zhvillimet politike.

“Kosova po bëhet një vend disi ‘kuantik’, shumë i lëvizshëm pa logjikë. Tepër ‘gjallërues’, kur ka kaq shumë paparashikueshmëri e pasiguri për gjëra shumë të rëndësishme”, ka shkruar Muharremi.

-Advertisement-

Ai shpreh shqetësimin se kjo gjendje mund të ketë pasoja afatgjata për besimin e qytetarëve ndaj institucioneve, edhe nëse në të ardhmen Kosova arrin të ndërtojë institucione më serioze dhe stabile.

“Nëse, në të ardhmen, edhe kur bëhemi vend me institucione serioze dhe stabile, me gjasë nuk na beson më askush, as populli. Themelet e besimit dhe sigurisë institucionale po lëkunden kështu, pak nga pak”, ka theksuar ai.

Në fund, Muharremi vlerëson se kriza aktuale nuk lidhet me interesin shtetëror, por me luftën për pushtet.

“E pse? Për pushtetin e politikanëve, e jo për shtetin dhe të ardhmen e përbashkët”, përfundon reagimi i tij.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy