Lajme

Kurti, para takimit me Abdixhikun: Takimet janë përpjekje për konstituim sa më të shpejt të institucioneve

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 07 August 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kur të ketë marrëveshje politike, do të ketë lajm nga ai.

Këtë deklarim, Kurti e bëri duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit, aty ku po e pret për takim kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Kur të kemi marrëveshje politike, nga ana ime mund të keni edhe material për lajme. Takimet me LDK-në nuk janë më lajm, janë përpjekje normale për konstituim sa më të shpejt të institucioneve” tha Kurti shkurtimisht.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy