Lajme

Afati i fundit: Bajqinovci beson se s’ka pasoja nëse s’konstituohet Kuvendi sonte

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 07 August 2026

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, u pa sot duke hyrë në Kuvendin e Kosovës. Aty ai u deklarua shkurt në pyetjet e gazetarëve.

Sipas tij edhe nëse Kuvendi nuk konstituohet, s’e “beson” që mund të ketë pasoja.

“Nuk besoj që edhe pas 12’ve ka ndonjë pasojë. Besoj që edhe në ditët në vazhdim të kemi një…presim që të kemi marrëveshje politike dhe që vendi të mos shkojë në zgjedhje”.

-Advertisement-

I pyetur për një takim të mundshëm të shefit të tij, Albin Kurti dhe kreut të LDK’së, Lumir Abdixhiku, Bajqinovci tha se nuk di.

“Nuk e di, nuk e mohoj, por mund të ketë. Takimet do të vazhdojnë, nuk duhet të ndalen dhe kryeministri e ka thënë këtë”.

Sot në mesnatë skadon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy