Geci: Vetëvendosje e ka qitë në pazar postin e Kryeparlamentarit që u takon me Kushtetutë, pazarxhitë
Autori: Gazeta inFokus
12:43 | 07 August 2026
Gani Geci nga LDK ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka vu në pazar postin e kryeparlamentarit pavarësisht se iu takon me Kushtetutë.
Geci ka publikuar edhe disa nene të Kushtetutës që flasin për këtë çështje.
Ndërkohë, Geci thotë se Presidenti është post që nuk i takon ekskluzivisht partisë fituese.
“Në njërën anë, LVV po thotë se me ne nuk ka pazare, ndërsa në anën tjetër kanë qit në pazar postin e kryetarit të Kuvendit, ku për këtë post e kanë të drejtën absolute kushtetuese që LVV ta propozojë kryetarin e Kuvendit”, ka deklaruar ai.
Postimi i plotë
PAZARGJIT
PO E SHESIM KRYETARIN E KUVENDIT PER POSTIN E PRESIDENTIT!
LVV E KA QIT NE PAZAR KRYETARIN E KUVENDIT NJI POST KUSHTETUES QE I TAKON EKSKLUZIVISHT LVV SI GRUP MA I MADH PARLAMENTAR.
Ja çfarë shkruan në Kushtetutë për postin e kryetarit të Kuvendit dhe postin e Presidentit.
Për kryetarin e kuvendit ( Neni 67):
• Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar.
E drejt ekskluzive e LVV.
• Zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
Për Presidentin (Neni 83):
• Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës.
Pra posti i Presidentit është post unifikues kushtetues dhe nuk i takon ekskluzivisht partisë fituese.
Ja si zgjidhet presidenti ne bazë te kushtetutes.
Presidenti i Kosovës zgjidhet :
Nenit 86 të Kushtetutës:
* Presidenti zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës me votim të fshehtë.
* Një kandidat duhet të sigurojë të paktën 30 nënshkrime deputetësh për t’u nominuar.
* Në dy raundet e para, kandidati duhet të marrë ose te jen prezentë dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve, pra 80 nga 120 deputetë.
* Nëse askush nuk i merr 80 vota në dy votimet e para, mbahet një votim i tretë mes dy kandidatëve më të votuar.
* Në votimin e tretë mjafton shumica e votave të të gjithë deputetëve, pra të paktën 61 vota.
Ja si shkon vendi në zgjedhje;
* NËSE AS NË VOTIMIN E TRETË NUK ZGJIDHET PRESIDENTI KUVENDI SHPERNDAHET DHE SHPALLEN ZGJEDHJET E REJA ,TË CILAT DUHET TË MBAHEN MBRENDA 45 DITËVE .
Në njërën anë, LVV po thotë se me ne nuk ka pazare, ndërsa në anën tjetër kanë qit në pazar postin e kryetarit të Kuvendit, ku për këtë post e kanë të drejtën absolute kushtetuese që LVV ta propozojë kryetarin e Kuvendit.
Pasi që LVV veç ka hyrë në pazare, ku me par thoshte se nuk bën pazare,
por ne ket pazar po don me shit postin e kryetarit të Kuvendit me te drejt ekskluzive për me ble postin e Presidentit pa të drejt eksluzive kushtetuese.
Tani, me qe në Kushtetutë shkruan se kryetarin e Kuvendit e propozon partia që ka fituar më së shumti ulëse në Kuvend.
Poashtu në Kushtetutë shkruan se posti i Presidentit është post unifikues dhe, kur ti po e shet postin që ekskluzivisht të takon ty dhe me këtë pazar po don me ble postin që është unifikues, jep me kuptu se ky njeri po don me ba diktaturë, po don me kan një mini Putin në Kosovën e vogël që si Putini njëherë me zgjedh Medvedevin kryeministër, tani me zgjedh President, e tani me i ndërru pozitat me Medvedevin.
Pra, Albin Kurti qenka një pazargji si krejt ata para tij, por vetem po kërkon pazar ma të mirë për veten e vet.
Tani me kët pazar , a nuk është e vërtetë që LVV ka me u çu dhe me propozu për kryetar të Kuvendit një deputet të një partie që i ka humbur zgjedhjet? Sigurisht që po!
Pra, tu pas parasysh që LVV ka hyrë në pazar, mos e çoni vendin në zgjedhje, sepse vendin në zgjedhje po e çoni për shkak të një pazari më të madh, jo për shkak të parimeve që i ka LVV, kinse nuk bën pazar.
Me vetë faktin që LVV ka të drejt ta propozoj kryetarin e Kuvendit dhe me pazar po e shet kryetarin e kuvendit në ker rast tek LDK , ku pastaj LDK bazuar ne ketë pazar me prezencën e saj në sallë me ia mundesu LVV me zgjedhë Presidentin e tyre.
A eshtë pazar kjo pun a jo?
Dhe kur hyn në pazar, edhe të tjerët kanë të drejtë që në këtë pazar të kërkojnë pazar më të madh.

T� tjera
-
Ish-asistentja e deputetes së VV-së, Shqipe Metaj-Isufi, punësohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme
Albana Bucaliu, ish-asistente e deputetes së legjislaturave të mëparshme së L...
-
Kurti kritikon Gjykatën Speciale: Është monoetnike dhe pa transparencë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke e c...
-
Haradinaj: Sponzorizuesit e ligjit për Gjykatën Speciale dhe tërheqësit e tij, s’po dinë as çfarë kanë bërë e as çfarë po bëjnë
Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me Gjykatën Speciale, duke kritikuar person...
-
Tahiri: Kosovën e ka mbuluar terri, qytetarët po hyjnë borxhe për t’i paguar faturat e rrymës
Besnik Tahiri, ka kërkuar ndryshimin e politikave energjetike gjatë seancës s...
-
“U dënua padrejtësisht”, Arbërie Nagavci: Pamjet e Jakup Krasniqit ishin të dhimbshme
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, deklaroi se pamjet e ...
-
Tender 16 mijë e 800 euro me i qa drutë – Komuna e Gazmend Muhaxherit jep kontratën
Zakonisht, drutë për ngrohje nga institucionet blihen të përgatitura dhe të g...
-
VV-ja shton pika të reja në rend dite, në mesin e tyre edhe ajo për masat për importin e rrymës nga Serbia
Kuvendi i Kosovës ka votuar për ndryshimin e pikave të rendit të ditës, të pa...
-
Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për 2.2 milionë euro
Hekuran Murati ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori ndaj kr...
-
Pas mbi dy orësh vonesë Kuvendi nis punimet, shtyhet seanca ku ishte paraparë ligji për Specialen
Kuvendi ka shtyrë ”deri në njoftim e ardhshëm” seancën ku ishte paraparë voti...
-
Seanca nis me dy orë vonesë, në rend dite Ligji për Dhomat e Specializuara
Pas rreth dy orësh vonesë, ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila isht...
-
Rektori i fton në takim, studentët: Kërko falje, na ke krahasuar me regjimin serb
Parlamenti Studentor ka nisur protestën para Rektoratit të Universitetit të P...
-
Vëllai i Jakup Krasniqit shkon sërish pranë shtëpisë së tij, por nuk arrin ta takojë
Vëllai i Jakup Krasniqit nuk ka arritur as sot të takohet me të, ndonëse ka s...




































