U ekstradua dje nga Spanja në Kosovë: Kush është Dukagjin Nikollaj?
Autori: Gazeta inFokus
09:29 | 07 August 2026
Një person kishte mbetur i vrarë në lokalin “Bon Vivant”, dhe disa të tjerë të plagosur në një rast që kishte ndodhur para rreth tre viteve në Prishtinë. Një ndër personat e dyshuar si i përfshirë, ka qenë edhe Dukagjin Nikollaj.
I njohur si “Duka”, i njëjti është ekstraduar nga Spanja në Kosovë gjatë ditës së djeshme, derisa ishte i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar.
“Duka” kishte qenë në arrati që prej rastit të ndodhur në lokalin në kryeqytet, derisa ishte raportuar për arrestimin e tij në Spanjë.
Në rast, kishte qenë i përfshirë edhe Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani”.
Dukagjin Nikollaj ishte i kërkuar nga FBI i dyshuar si pjesë e bandës “Krasniqi Organization”.
I njejti ishte shok me Kastriot Ramadanin, i cili kishte mbetur i vrarë në lokalin “Bon Vivant”
Në një komunikatë për media të enjten, Policia e Kosovës njoftoi për ekstradimin e “Dukës”.
Ai ishte arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi kërkohej përmes INTERPOL-it për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 06.08.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Spanja për në Kosovë. I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Spanjës”, thuhet në njoftim.
Tutje, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është dorëzuar në Rajonin e Prishtinës për të vazhduar me procedurat e tjera.
“I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësive përkatëse të PK-së në Rajonin e Prishtinës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”.

T� tjera
-
Bosnja ia ndalon hyrjen Radoiçiqit, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare
Millan Radoiçiqit, i dyshuar për organizimin e sulmit në Banjskë, në veri të ...
-
Ish-asistentja e deputetes së VV-së, Shqipe Metaj-Isufi, punësohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme
Albana Bucaliu, ish-asistente e deputetes së legjislaturave të mëparshme së L...
-
Kurti kritikon Gjykatën Speciale: Është monoetnike dhe pa transparencë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke e c...
-
Haradinaj: Sponzorizuesit e ligjit për Gjykatën Speciale dhe tërheqësit e tij, s’po dinë as çfarë kanë bërë e as çfarë po bëjnë
Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me Gjykatën Speciale, duke kritikuar person...
-
Tahiri: Kosovën e ka mbuluar terri, qytetarët po hyjnë borxhe për t’i paguar faturat e rrymës
Besnik Tahiri, ka kërkuar ndryshimin e politikave energjetike gjatë seancës s...
-
“U dënua padrejtësisht”, Arbërie Nagavci: Pamjet e Jakup Krasniqit ishin të dhimbshme
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, deklaroi se pamjet e ...
-
Tender 16 mijë e 800 euro me i qa drutë – Komuna e Gazmend Muhaxherit jep kontratën
Zakonisht, drutë për ngrohje nga institucionet blihen të përgatitura dhe të g...
-
VV-ja shton pika të reja në rend dite, në mesin e tyre edhe ajo për masat për importin e rrymës nga Serbia
Kuvendi i Kosovës ka votuar për ndryshimin e pikave të rendit të ditës, të pa...
-
Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për 2.2 milionë euro
Hekuran Murati ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori ndaj kr...
-
Pas mbi dy orësh vonesë Kuvendi nis punimet, shtyhet seanca ku ishte paraparë ligji për Specialen
Kuvendi ka shtyrë ”deri në njoftim e ardhshëm” seancën ku ishte paraparë voti...
-
Seanca nis me dy orë vonesë, në rend dite Ligji për Dhomat e Specializuara
Pas rreth dy orësh vonesë, ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila isht...
-
Rektori i fton në takim, studentët: Kërko falje, na ke krahasuar me regjimin serb
Parlamenti Studentor ka nisur protestën para Rektoratit të Universitetit të P...































