Lajme

Sul*moi qytetarët në një qendër tregtare në Pejë, arrestohet i dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 06 August 2026

Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në një qendër tregtare në Pejë, pasi dyshohet se ka sulmuar qytetarët.

Siç ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, rreth orës 20:15 është pranuar informacioni se një person po sulmonte qytetarët brenda qendrës tregtare.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur ta neutralizojnë situatën dhe ta arrestojnë të dyshuarin.

-Advertisement-

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, ku po intervistohet lidhur me rastin.

Rugova ka bërë të ditur se, fatmirësisht, nga incidenti nuk është raportuar për persona të lënduar.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy