Nagavci: Duhet marrëveshje për Presidentin, zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje
Autori: Gazeta inFokus
19:09 | 06 August 2026
Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e Presidentit ose Presidentes së Republikës, duke theksuar se dërgimi i vendit në zgjedhje të reja nuk është zgjidhje.
Përmes një postimi, Nagavci tha se zgjedhja e kreut të shtetit është përgjegjësi kushtetuese dhe politike e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke shtuar se qytetarët presin përgjegjësi dhe jo bllokada institucionale.
Ajo theksoi se është koha që, pavarësisht dallimeve politike, të arrihet një dakordim i gjerë për një figurë konsensuale në krye të shtetit.
“Është koha që, përtej dallimeve politike, të arrihet një dakordim i gjerë për Presidentin ose Presidenten e Republikës, një figurë konsensuale, shprehje e unitetit të popullit, me integritet, vlera dhe kontribute të dëshmuara për shtetin dhe shoqërinë”, ka shkruar Nagavci.
Sipas saj, kërkesa për kohë shtesë është bërë për t’u dhënë mundësi bisedimeve që të prodhojnë një marrëveshje politike në interes të Republikës dhe qytetarëve.
Nagavci rikujtoi se, siç ka deklaruar edhe kryeministri Albin Kurti, marrëveshjet kërkojnë mirëkuptim, koncesione dhe kompromis, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka bërë lëshimin e saj duke tërhequr kandidaturën e Glauk Konjufcës për president.

T� tjera
-
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj
Drejtoresha e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Albulena M...
-
Bosnja ia ndalon hyrjen Radoiçiqit, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare
Millan Radoiçiqit, i dyshuar për organizimin e sulmit në Banjskë, në veri të ...
-
Ish-asistentja e deputetes së VV-së, Shqipe Metaj-Isufi, punësohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme
Albana Bucaliu, ish-asistente e deputetes së legjislaturave të mëparshme së L...
-
Kurti kritikon Gjykatën Speciale: Është monoetnike dhe pa transparencë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke e c...
-
Haradinaj: Sponzorizuesit e ligjit për Gjykatën Speciale dhe tërheqësit e tij, s’po dinë as çfarë kanë bërë e as çfarë po bëjnë
Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me Gjykatën Speciale, duke kritikuar person...
-
Tahiri: Kosovën e ka mbuluar terri, qytetarët po hyjnë borxhe për t’i paguar faturat e rrymës
Besnik Tahiri, ka kërkuar ndryshimin e politikave energjetike gjatë seancës s...
-
“U dënua padrejtësisht”, Arbërie Nagavci: Pamjet e Jakup Krasniqit ishin të dhimbshme
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, deklaroi se pamjet e ...
-
Tender 16 mijë e 800 euro me i qa drutë – Komuna e Gazmend Muhaxherit jep kontratën
Zakonisht, drutë për ngrohje nga institucionet blihen të përgatitura dhe të g...
-
VV-ja shton pika të reja në rend dite, në mesin e tyre edhe ajo për masat për importin e rrymës nga Serbia
Kuvendi i Kosovës ka votuar për ndryshimin e pikave të rendit të ditës, të pa...
-
Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për 2.2 milionë euro
Hekuran Murati ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori ndaj kr...
-
Pas mbi dy orësh vonesë Kuvendi nis punimet, shtyhet seanca ku ishte paraparë ligji për Specialen
Kuvendi ka shtyrë ”deri në njoftim e ardhshëm” seancën ku ishte paraparë voti...
-
Seanca nis me dy orë vonesë, në rend dite Ligji për Dhomat e Specializuara
Pas rreth dy orësh vonesë, ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila isht...
































