Mbi 112 milionë euro mallra nga Serbia për 6 muaj – Kosova importoi më së shumti grurë dhe misër
Autori: Gazeta inFokus
10:55 | 23 Korrik 2026
Pavarësisht se pati premtime të vazhdueshme për ulje të importit me Serbinë, të dhënat e fundit për 6-mujorin e këtij viti e dëshmojnë të kundërtën.
Të dhënat e Doganës së Kosovës, të analizuara nga Gazeta Infokus, tregojnë se vetëm gjatë periudhës janar–qershor 2026, Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë prej 112 milionë e 301 mijë e 046 euro.
Analiza e të dhënave tregon se importet nga Serbia nuk kufizohen vetëm në lëndë të para apo produkte industriale, por përfshijnë edhe produkte ushqimore bazë, barna, pije, materiale ndërtimore dhe mallra të përdorimit të përditshëm, të cilat vazhdojnë të zënë vend në tregun e Kosovës.
Shifrat tregojnë se trendi i importeve nga Serbia nuk ka ndryshuar as gjatë këtij viti. Gjatë vitit 2025, Kosova importoi mallra nga Serbia në vlerë prej rreth 234 milionë eurosh, ndërsa vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2026 kjo shifër ka arritur tashmë në 112,301,046.17 euro. Nëse ritmi aktual i importeve vazhdon edhe në gjysmën e dytë të vitit, vlera e mallrave të importuara nga Serbia pritet t’i afrohet sërish nivelit të vitit të kaluar, madje ka rrezik edhe ta kalojë. Kjo tregon se, pavarësisht zhvillimeve politike dhe deklarimeve e premtimeve politike për uljen e varësisë ekonomike, tregu i Kosovës vazhdon të mbështetet në një masë të konsiderueshme në produktet që vijnë nga Serbia.
Si u ndanë në muaj 112 milionët e importit nga Serbia?
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, importet nga Serbia sipas muajve kanë qenë:
- Janar – 10,368,099.17 euro
- Shkurt – 17,459,294.75 euro
- Mars – 21,215,927.85 euro
- Prill – 21,909,101.15 euro
- Maj – 20,631,359.25 euro
- Qershor – 20,717,264.00 euro
Shifrat tregojnë se pas janarit, importet kanë mbetur vazhdimisht mbi 17 milionë euro në muaj, ndërsa në muajt prill, maj dhe qershor kanë kaluar kufirin e 20 milionë eurove.
Kosova vazhdon të ushqehet me misër dhe grurë nga Serbia
Analiza e Gazeta Infokus nxjerr në pah se produktet me vlerën më të madhe të importuara nga Serbia janë:
- Kontejnerë alumini (fuçi, bidonë dhe ambalazh metalik) – 8,518,875.18 euro
- Misër – 6,849,416.86 euro
- Ushqime të tjera për kafshë – 5,090,866.01 euro
- Grurë – 3,399,654.43 euro
- Pije freskuese – 3,049,922.70 euro
- Preparate me veprim sipërfaqësor (produkte kimike) – 2,949,492.99 euro
- Biskota të ëmbla – 2,947,300.92 euro
- Medikamente – 2,873,749.89 euro
- Pllaka çatie – 2,276,268.20 euro
- Pllaka zdrukthi (melaminë) – 2,268,012.63 euro
Kjo listë tregon se importet nuk dominohen vetëm nga një sektor, por shtrihen në industri, bujqësi, ndërtim, farmaci dhe produkte ushqimore.
Nga ushqimet bazë te barnat – produktet që përfundojnë çdo ditë në tregun e Kosovës
Përtej produkteve me vlerën më të lartë, analiza evidenton edhe mallra që prekin drejtpërdrejt konsumatorin kosovar.
Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit nga Serbia janë importuar:
- Misër – 6,849,416.86 euro
- Ushqime për kafshë – 5,090,866.01 euro
- Grurë – 3,399,654.43 euro
- Pije freskuese – 3,049,922.70 euro
- Biskota të ëmbla – 2,947,300.92 euro
- Medikamente – 2,873,749.89 euro
- Pllaka çatie – 2,276,268.20 euro
- Vaj luledielli i rafinuar – 2,220,451.16 euro
- Pllaka zdrukthi (melaminë) – 2,268,012.63 euro
- Vaj luledielli i papërpunuar – 2,137,360.16 euro
Lista dëshmon se një pjesë e konsiderueshme e importeve përbëhet nga produkte që përdoren çdo ditë nga qytetarët ose nga bizneset në Kosovë, duke treguar se, pavarësisht zhvillimeve politike ndër vite, varësia tregtare nga Serbia vazhdon të jetë e pranishme në shumë sektorë të ekonomisë.
Importet vazhdojnë të mbeten të larta
Të dhënat e analizuara nga Gazeta Infokus tregojnë se Serbia mbetet një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Kosovës për import. Në vetëm gjashtë muaj, vlera e mallrave të importuara ka kaluar 112 milionë euro, ndërsa në mesin e tyre dominojnë si lëndët e para për industri, ashtu edhe produkte që gjenden çdo ditë në raftet e marketeve, farmacive dhe sektorit të ndërtimit.
Këto shifra rikthejnë në vëmendje varësinë e ekonomisë së Kosovës nga importi dhe nivelin e lartë të mallrave që vazhdojnë të hyjnë nga Serbia, pavarësisht historikut të marrëdhënieve politike dhe masave tregtare të viteve të fundit./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...
































