Lajme

Nesër fillon mbledhja e nënshkrimeve për nismën legjislative qytetare të IKD-së

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 22 July 2026

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se të enjten, më 23 korrik 2026, do të fillojë mbledhja e nënshkrimeve për nismën legjislative qytetare që synon ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Mbledhja e nënshkrimeve do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 15:00 në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, ndërsa IKD u ka bërë thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e kësaj nisme.

Sipas IKD-së, përmes kësaj nisme synohet të përcaktohet përgjegjësia penale për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe të sanksionohet përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore.

-Advertisement-

Instituti thekson se pjesëmarrja e qytetarëve përmes nënshkrimeve është thelbësore për ta çuar përpara këtë iniciativë legjislative.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy