16 vite nga opinioni historik i GJND-së për pavarësinë e Kosovës, Kurti: I dha fund pretendimeve juridike kundër shtetësisë sonë
Autori: Gazeta inFokus
13:25 | 22 July 2026
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar opinionin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shtetit.
Kurti ka thënë se vendimi i GJND-së, i cili konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, i dha fund një prej pretendimeve kryesore juridike kundër shtetësisë së Kosovës.
“Duke konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, GJND-ja i dha fund një prej pretendimeve kryesore juridike kundër shtetësisë dhe mëvetësisë sonë”, ka shkruar Kurti.
Sipas tij, opinioni këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë riafirmoi një parim të rëndësishëm në të drejtën ndërkombëtare.
“E drejta ndërkombëtare nuk ekziston për të ruajtur padrejtësinë apo për ta bërë historinë të pakthyeshme, por për të krijuar hapësirë që paqja, liria dhe vetëvendosja demokratike të gjejnë shprehje brenda rendit juridik ndërkombëtar”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka theksuar se për Kosovën ky moment ka forcuar themelet e subjektivitetit ndërkombëtar të saj.
“Për Kosovën, ky ishte një moment që forcoi themelet e subjektivitetit tonë ndërkombëtar. Për bashkësinë ndërkombëtare, ishte një sqarim i rëndësishëm se e drejta ndërkombëtare nuk ndalon deklaratat e pavarësisë dhe se secili rast duhet të vlerësohet mbi faktet dhe normat që e karakterizojnë”, ka shkruar ai.
Kurti ka thënë se ruajtja e kësaj trashëgimie duhet të bëhet përmes forcimit të institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe zhvillimit të vendit.
“Mbrojtja më e mirë e kësaj trashëgimie nuk është vetëm ta kujtojmë atë, por ta justifikojmë çdo ditë: me institucione demokratike, me sundim të ligjit dhe me një Republikë që e forcon legjitimitetin e saj përmes punës, zhvillimit dhe përgjegjësisë”, ka theksuar Kurti.
Opinioni këshillues i GJND-së u shpall më 22 korrik 2010 nga kryetari i atëhershëm i Gjykatës, profesori Hisashi Owada.

T� tjera
-
Kuvendi drejt seancës së re, Kryesia mblidhet më 23 nëntor
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të hënën, duke f...
-
IKKL dhe MPJD me memorandum për promovimin ndërkombëtar të fakteve mbi kri*met e luf*tës në Kosovë
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë dhe Ministria e Punëve t...
-
Mblidhet PDK, Çitaku: Javën e ardhshme vijnë strategjia shtetërore për apelin dhe iniciativa e re ligjore për Dhomat e Specializuara
Partia Demokratike e Kosovës mbajti sot një takim të përbashkët të Kryesisë, ...
-
Aktakuzë ndaj tre personave në Suharekë, Prokuroria e Prizrenit jep detaje
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave me ini...
-
Asociacioni i Komunave i reagon Kurtit: Boll ma me përçmime, uluni me kryetarët, dëgjoni hallet e mbani premtimet
“Unë jam i bindur se në Kosovë jetohet shumë më mirë si qytetar i Republikës ...
-
Isni Kilaj tregon se shujtat në Hagë ua kanë sjellë të ngrira
Ish-komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj, i cili u lirua më 17 nëntor nga Gjykata ...
-
Nën kërcë*nimin e thi*kës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me ini...
-
Shiroka Pula pret në takim ambasadoren e Suedisë, flasin për integrimin evropian të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Sue...
-
Merret vendimi për rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e QKUK-së
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka përfunduar verifikimin e pronësisë s...
-
Vrasja e Triumf Rizës, Gjykata Themelore i dënon me nga 18 vite burg Ilir e Rrahim Abdullahun
Gjykimi ndaj Ilir Abdullahut i njohur me nofkën “Liza” dhe Rrahim Abdullahu i...
-
Gjini pret Prattipatin: Aleanca do të jetë e pakompromis në mbrojtjen e demokracisë
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë n...
-
Gazeta zvicerane zbulon të kaluarën kriminale të Rrahman Hotit, tregon se si e vrau gruan para 13 vitesh në St.Gallen
Gazeta zvicërane “Blick” ka dhënë detaje të tjera për të kaluarën kriminale t...
































