Lajme

Haziri: Mos hyni në beteja që nuk janë tuajat, LDK-ja ka fituar vetëm kur ka qenë e bashkuar

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 22 July 2026

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit brenda partisë, duke bërë thirrje për unitet dhe duke kërkuar që debatet e brendshme të mos shndërrohen në përçarje.

Haziri ka thënë se beteja mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe nënshkruesve të mocionit është një çështje që u takon atyre dhe votuesve të LDK-së.

“Beteja e Lumir Abdixhikut me nënshkruesit e mocionit, në emër të kërkesave politike, është dhe duhet të mbetet beteja e kryetarit të katërt të LDK-së me votuesit e tij”, ka shkruar Haziri.

-Advertisement-

Ai ka kritikuar reagimet e shumta publike të anëtarëve dhe aktivistëve, duke vlerësuar se ato janë më shumë pozicionime personale sesa kontribut për të ardhmen e LDK-së.

Sipas tij, tri degë të partisë dhe tre kolegë kanë nisur procesin, ndërsa një e treta e delegatëve janë ftuar të deklarohen përmes nënshkrimeve, prandaj nuk ka nevojë për “dhjetë statuse në ditë”, gjuhë të ashpër apo thirrje për protesta.

Haziri ka theksuar se funksionarët mund të pajtohen, por besimi i anëtarësisë fitohet vetëm përmes reflektimit dhe pranimit të gabimeve.

“Ma mirë me thanë na falni për gabimet e së kaluarës, se sa me vazhdu me gabime”, është shprehur ai.

Në fund, Haziri ka bërë thirrje për ruajtjen e unitetit, duke kujtuar se LDK-ja ka arritur sukseset më të mëdha kur ka qenë e bashkuar.

“LDK ka shkaktu procese e ka realizu ëndrra kur ka qenë e bashkuar. Kemi premtu që jemi besë e shpresë për Republikën. Mbajeni fjalën, bashkëpatriotë. Mos hyni në beteja që nuk janë tuajat”, ka përfunduar Haziri, duke cituar edhe një porosi të babait të tij: “Me dikënd që duhesh të pajtohesh, kurrë mos u idhno.”/Gazeta Infokus

Reagimi:

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy