Lajme

Digjet një shtyllë elektrike në Bërnicë, zjarrfikësit dalin në intervenim

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 21 July 2026

Zjarrfikësit kanë intervenuar në fshatin Bërnicë të Prishtinës, ku është përfshirë nga zjarri një shtyllë elektrike.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv komandanti i Batalionit të Zjarrfikësve në Prishtinë, Muhamet Beqiri, i cili bëri të ditur se një ekip i zjarrfikësve është angazhuar në vendin e ngjarjes për ta vënë situatën nën kontroll.

Sipas tij, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa furnizimi me energji elektrike është ndërprerë për shkak të sigurisë dhe intervenimit në terren.

-Advertisement-

Autoritetet po punojnë për sanimin e situatës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan në përfshirjen nga zjarri të shtyllës elektrike.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy