Lajme

Zemaj akuzon Qeverinë: Kur pacientët kanë nevojë për kushte e barna, investimet në shëndetësi janë nën 2%

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 21 July 2026

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar ndaj nivelit të realizimit të investimeve kapitale në sektorin e shëndetësisë, duke akuzuar Qeverinë për neglizhencë dhe keqmenaxhim.

Zemaj ka deklaruar se, në kohën kur pacientët kanë nevojë për shërbime më cilësore, kushte dinjitoze, pastërti dhe furnizim me barna, investimet në shëndetësi kanë mbetur në nivele minimale.

“Kur pacientët kanë nevojë për shërbime më të mira, kushte dinjitoze, pastërti dhe barna, qeveria e paaftësisë dhe e mashtrimit, vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, ka realizuar më pak se 2% të investimeve kapitale në shëndetësi, pothuajse njësoj si në vitet e kaluara”, ka deklaruar Zemaj.

-Advertisement-

Sipas tij, ky nivel i realizimit të investimeve tregon mungesën e angazhimit të Qeverisë për përmirësimin e sistemit shëndetësor.

“Kjo është pasqyra e një qeverie ku mungon pothuajse gjithçka dhe ku nuk punohet për asgjë”, ka thënë deputeti i zgjedhur i LDK-së.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, po shpenzohen fondet publike, duke theksuar se, ndërsa investimet në shëndetësi mbeten të ulëta, shpenzimet për luks vazhdojnë të rriten.

“Ndërkohë, shpenzimet për luks, reprezentacion dhe udhëtime kanë arritur nivele rekord”, është shprehur Zemaj.

Në reagimin e tij, Zemaj ka hedhur akuza edhe për proceset e prokurimit publik dhe emërimet në institucione.

“Megjithatë, në një drejtim tregohen shumë ‘efikas’: në tenderët njëburimorë, në emërimet e familjarëve të eksponentëve të VV-së dhe në trefishimin e kostos së barnave dhe materialit shpenzues”, ka deklaruar ai.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy