Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon SHBA nga Kosova për dialogun strategjik
Autori: Gazeta inFokus
14:52 | 21 July 2026
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po presin hapa konkretë nga Kosova për të çpezulluar dhe nisur sërish, më pastaj, dialogun strategjik me njëra-tjetrën.
Sipas përfaqësisë së SHBA-së në Prishtinë, gjithçka do të varet nga krijimi i kushteve të përshtatshme dhe nga funksionalizimi i plotë i institucioneve në vend, ndërsa që potencohet, po ashtu, edhe përmbushja e zotimeve të Kosovës ndaj komunitetit serb.
Në një përgjigje për KosovaPress, një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë thotë se ekziston potencial i madh për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha si energjia, siguria kibernetike, mbrojtja, infrastruktura dhe teknologjia.
Megjithatë, ai rikujton se dialogu strategjik SHBA–Kosovë u pezullua në mënyrë të pacaktuar në shtator të vitit 2025 për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e qeverisë në detyrë.
“Ne presim që të zhvillojmë një dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura. Ekziston një mundësi e madhe për zgjerimin e marrëdhënieve tona dypalëshe në shumë fusha që do të përfitonin nga kuadri i një dialogu strategjik, nga energjia dhe siguria kibernetike te bashkëpunimi në mbrojtje, zhvillimi i infrastrukturës dhe sektori i teknologjisë. Një bashkëpunim i tillë i thelluar kërkon që të gjitha institucionet qeverisëse të jenë plotësisht të konstituuara dhe funksionale. Shtetet e Bashkuara pezulluan në mënyrë të pacaktuar dialogun strategjik SHBA–Kosovë në shtator të vitit 2025, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet që kishte ndërmarrë qeveria në detyrë. Për të rifilluar planifikimin për një dialog strategjik, duam të shohim hapa konkretë nga qeveria në detyrë për të çuar përpara qëllimin tonë të përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik, përfshirë përmbushjen nga Kosova të zotimeve të saj në raport me serbët e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
KosovaPress ka dërguar pyetje te qeveria në detyrë, në lidhje me atë se çfarë hapa konkretë ka bërë Kosova për të kthyer diskutimet për dialogun strategjik me SHBA-në. Përgjigje nuk mori, që nga e hëna.
Në anën tjetër, SHBA nisi një proces të tillë me Serbinë, javën e kaluar, zhvillim ky që nxiti reagime në Kosovë.
Ish deputeti i PDK-së Xhavit Haliti thotë se avancimi i dialogut të Washingtonit me Beogradin e pezullimi i tij me Kosovën, është si rezultat i politikave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, si në aspektin e brendshëm ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
“Ne kemi me pas probleme të vazhdueshme me Serbinë edhe një kohë bukur të gjatë. Presioni ndërkombëtar mund ta bëjë të vetën që ne të fillojmë rrugëtimin që po na preferojnë edhe miqtë tanë, që t’i tejkalojmë disa çështje dhe t’i japim njëri-tjetrit perspektivë… I ka pezulluar Kosova, jo Serbia, po e them figurativisht. Kosova, me keqqeverisjen e saj, i ka vendosur Amerikës sanksione”, thekson ai.
Nga ana tjetër, ish-diplomati Albert Prenkaj e cilësoi pezullimin e dialogut strategjik si një “kapërcim strategjik” në marrëdhëniet Kosovë–SHBA. Sipas tij, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara do të përfshinte fusha kyçe si bashkëpunimi ekonomik, energjia, siguria dhe mbrojtja.
Prenkaj vlerësoi se zhvillimet e fundit në lidhje me këtë zhvillim tregojnë një zhvendosje të vëmendjes amerikane në Ballkanin Perëndimor drejt Serbisë, ndërsa kritikoi politikën e jashtme të Kosovës, duke e cilësuar atë si jokonsistente dhe jokompetente.
Dialogu strategjik SHBA-Serbi, Prenkaj: Kosova duhet ta lexojë këtë si një “kapërcim strategjik”
“Kosova duhet ta lexojë këtë si një kapërcim strategjik. Kalimi nga komunikimi miqësor i një shteti i cili ka qenë sponsor i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, kalon në një shkallë ku pezullohet ky projekt madhor për Kosovën, që është partneriteti strategjik me SHBA-në. Nënshkrimi dhe vazhdimi i dialogut për partneritetin strategjik që përmban tema thelbësore, bashkëpunim ekonomik, energjetik dhe siguri e mbrojtje. Kjo tregon se SHBA-ja fokusin apo vëmendjen e saj për Ballkanin Perëndimor e ka te Serbia. Ndërkaq, Kosova mbetet e vetizoluar si rezultat i një politike të jashtme jokohorente, jo kompetente dhe do të shkojë më tutje duke e quajtur një politikë sharlatane”, thekson ai.
Dialogu strategjik është një formë e bashkëpunimit të rregullt ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe një shteti partner për çështje me rëndësi të përbashkët. Përmes tij, zyrtarët e të dy vendeve zhvillojnë takime periodike për të koordinuar bashkëpunimin në fusha si siguria, mbrojtja, ekonomia, energjia, investimet, teknologjia dhe politika e jashtme.
Kosova dhe SHBA-ja e nisën procesin për krijimin e këtij dialogu në vitin 2024. Megjithatë, në shtator të vitit 2025, SHBA-ja e pezulloi dialogun për shkak të shqetësimeve sipas tyre për veprimet e qeverisë në detyrë në veri të vendit.
Ndërkohë, Serbia zhvilloi një sërë takimesh të nivelit të lartë në Uashington në kuadër të raundit të parë të dialogut strategjik Serbi–SHBA, i cili u mbajt më 17 korrik. Ky dialog u drejtua nga ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

T� tjera
-
Mrekullia e kësaj vitamine për organizmin, ja përfitimet e jashtëzakonshme që mund të sjellë për shëndetin tuaj
Omega-3 është një nga përbërësit e rëndësishëm për organizmin e njeriut, pasi...
-
Arrestohet një polic në Kllokot, IPK zbulon dyshimet se në çfarë rasti u përfshi
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar një zyrtar policor...
-
BQK lanson Sistemin e Pagesave të Shpejta, Kurti: Rëndësia e tij, përtej avancimit teknologjik
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e S...
-
KEK-u arrin marrëveshje me sindikatat, të gjithë punëtorët do të përfitojnë bonus
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se sot është zhvilluar një takim ...
-
Ganimete Musliu vlerëson kontributin e Prof. Dr. Kimete Canajt në ruajtjen e trashëgimisë albanologjike
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka marrë pjesë n...
-
Përfundon vizita e ditës së tretë e Jakup Krasniqit në shtëpinë e tij
Ka përfunduar vizita e ditës së tretë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës,...
-
KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja stërviten me “Shpatën e Artë”
Misioni i KFOR-it, EULEX-i dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar ushtrimin e p...
-
Kuvendi drejt seancës së re, Kryesia mblidhet më 23 nëntor
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të hënën, duke f...
-
IKKL dhe MPJD me memorandum për promovimin ndërkombëtar të fakteve mbi kri*met e luf*tës në Kosovë
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë dhe Ministria e Punëve t...
-
Mblidhet PDK, Çitaku: Javën e ardhshme vijnë strategjia shtetërore për apelin dhe iniciativa e re ligjore për Dhomat e Specializuara
Partia Demokratike e Kosovës mbajti sot një takim të përbashkët të Kryesisë, ...
-
Aktakuzë ndaj tre personave në Suharekë, Prokuroria e Prizrenit jep detaje
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave me ini...
-
Asociacioni i Komunave i reagon Kurtit: Boll ma me përçmime, uluni me kryetarët, dëgjoni hallet e mbani premtimet
“Unë jam i bindur se në Kosovë jetohet shumë më mirë si qytetar i Republikës ...




































