Lajme

Shtatë kosovarë humbin jetën brenda 48 orëve në aksidente trafiku

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 21 July 2026

Shtatë persona kanë humbur jetën brenda vetëm 48 orëve në aksidente të rënda trafiku, duke ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë në rrugët e Kosovës.

Aksidentet tragjike janë regjistruar në Komoran, afër Shkupit, Istog dhe Suharekë.

Në aksidentin e rëndë në Komoran humbi jetën një 24-vjeçare, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të lënduar.

-Advertisement-

Një tjetër tragjedi ndodhi afër Shkupit, ku tre persona nga Vushtrria një grua dhe dy burra humbën jetën pasi vetura me të cilën po ktheheshin nga Aeroporti i Shkupit doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë.

Në nderim të viktimave, Komuna e Vushtrrisë ka shpallur ditë zie për tre shtetasit kosovarë që humbën jetën në këtë aksident.

Po ashtu, në një aksident të rëndë në komunën e Istogut humbën jetën një vajzë 12-vjeçare dhe gjyshi i saj 69-vjeçar. E mitura ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa gjyshi i saj nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe vdiq më pas në Spitalin e Pejës.

Bilanci tragjik u rëndua edhe sot në Suharekë. Një 52-vjeçar, i identifikuar me inicialet B.U., humbi jetën në një vetaksident të ndodhur paraditen e sotme në fshatin Shirokë.

Viktima u dërgua për trajtim mjekësor, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Brenda dy ditësh, këto ngjarje kanë marrë jetën e shtatë personave, duke rikthyer vëmendjen te nevoja për kujdes dhe siguri më të madhe në komunikacion.

Alarm në rrugët e Kosovës: Për vetëm dy ditë, gjashtë persona humbën jetën në aksidente trafiku

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy